Ju Lutem Na Ndiqni Ne Facebook Duke Klikuar Like!

Jun 15, 2013

MËNYRA MË E MIRË PËR T’U SHERUAR NGA MAGJIA

Falënderimi i takon Allahut,lavdërimi dhe paqja e Tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij.
Ai që goditet nga sihri nuk i lejohet të kërkojë shërimin me ndonjë sihër tjetër,ngase e keqja nuk largohet me të keqe,mosbesimi me mosbesim,porse e keqja largohet me një të mirë.
Kur u pyet i Dërguari për zgjidhjen e nyjave të sihrit ‘nushre-n’ tha; ‘’ajo është punë e djallit’’.Në këtë hadith i Dërguari u pyet për shërimin e sihrit tjetër.Për sa i përket shërimit të sihrit me Kuran,barëra të lejuara,si dhe me rrukje (yshte) të ligjshme,që të gjitha janë të lejuara përkundër shërimit më sihër,siç u tha më lart,sepse sihri është adhurim i djajve.Sihribazi bën sihër dhe e njeh atë,pasi që ai adhuron djajtë,meqë ju shërben atyre,pastaj ata i ofrojnë atij atë që deshiron,ia mësojnë  atij mënyrën se si të bëhet sihri.Fjalë e Allahut e keni të lejuar shërimin e sihrit me lexim Kurani,me lutje të transmetuara nga i Dërguari si dhe me barëra të lejuara,ashtu siç lejohet mjekimi i të sëmurve nga  sëmundjet e ndryshme.Kjo nuk do të thotë patjetër që ai person do të shërohet,sepse jo çdo i sëmurë shërohet.Një i sëmurë mund të mjekohet dhe të shërohet nëse e ka të caktuar vdekjen për më vonë,mirëpo mund edhe të mos shërohet dhe të vdesë nga ajo sëmundje,edhe nëse mjekët më të mire tentojnë ta shpëtojnë


.Atëherë kur vjen vdekja,ilaçi nuk bën dobi.Allahu i Lartësuar thotë: ‘’Po, Allahu nuk e shtyn kurrsesi askënd për më vonë,kur atij t’i  vijë afati i vet.’’(Munafikun:11).Medicina dhe barërat ndihmojnë nëse vdekja nuk vjen dhe Allahu cakton shërimin për robin e Tij.E njëjta gjë vlen edhe për atë që është goditur nga sihri.Allahu mundet që të caktojë për të shërimin,por mundet edhe të mos caktojë shërimin dhe ta sprovojë për shumë shkaqe,prej tyre:mundet që ai,i cili mundohet ta shërojë nga sihri të mos e ketë ilaçin e duhur për këtë sëmundje.I Dërguari ka thënë:’’Çdo sëmundje ka ilaç,kur goditet ilaçi i një sëmundjeje atëherë arrihet shërimi me lejen e Allahut’’,po ashtu ka thënë:’’Për sëmundje Allahu ka zbritur shërim,e di kush e di s’e di kush s’e di.’’
Prej ilaçeve që ofron Islami për t’u shëruar nga magjija është leximi i Kuranit.Të sëmurit nga sihri i lexohet kaptina më e madhe e Kuranit ,që është kaptina Fatiha.I përsëritet ky lexim.Kur ia lexon një besimtar i devotshëm,i cili e di se gjithçka është me caktimin e Allahut,Ai i ka në dorë të gjitha,nëse i thotë një gjëje të bëhu,ajo bëhet.Kur leximi i Kuranit vjen nga besimi,devotshmëria,sinqeriteti dhe përsëritet;magjia  zakonisht mënjanohet me lejen e Allahut.Disa prej shokëve të të  Dërguarit kaluan një herë pranë një fshati  kryeplakun e të cilit e kishte kafshuar gjarpri.Fshatarët ishin  munduar përpjekur me çdo gjë ta shërojnë,mirpo më kot.Shkuan te sahabët dhe i pyetën:Mos vallë ka ndonjë lexues (lutes kunder te keqes) në mesin tuaj? Njëri prej tyre u përgjigj dhe shkoi dhe ia lexoi suren Fatiha.Kryeplaku u shërua aty për aty dhe  u ngrit në këmbë,Allahu e shpëtoi nga sherri i kafshimit të gjarprit.I Dërguari ka thënë:’’Lutjet janë të pranuara përderisa në to nuk ka shënja idhujtarie.’’I Dërguari, edhe ka lexuar,edhe i është lexuar atij.Leximi,pra,është shumë i dobishëm nëse të sëmurit nga sihri i lexohet surja Fatiha,Ajetul Kursij,Kulhuvallahu ehad,si dhe kaptina felek dhe Nas,apo edhe ajete tjera nga Kurani,duke ua bashkëngjitur këtyre lutjet e mira të transmetuara nga i Dërguari,si për shëmbull lutje që ia bëri ai disa të sëmurve:’’O Allah,Zot i njerëzve, largoje sëmundjen dhe shëroje,sepse vërtet Ti je Shërues,s’ka shërim pos shërimit Tënd,me një shërim që nuk do të pasohet me sëmundje’’.Këtë lutje e përsërit tri herë apo më shumë.Po ashtu prej lutjeve të të Dërguarit,që na është transmetuar është:’’Në emër të Allahut të lexoj,kundër çdo gjëje që të pëngon,kundër sherrit të smirëkeqit apo syrit ziliqar,Allahu të shëroft,në emër të Allahut të lexoj’’e lexon tri herë këtë dua madhështore,të vërtetuar nga i Dërguari e  që i lexohet atij që është kafshuar nga gjarpri apo akrepi,të sëmurit nga sihri apo ndonjë sëmundje tjetër në përgjithësi.
Lutjet e mira mund të thuhen edhe nëse nuk janë transmetuar nga i Dërguari, me kusht që në to të mos ketë gjëra të  ndaluara,duke u mbështetur në fjalët e përgjithshme të të Dërguarit:’’Leximet pranohen përderisa në to nuk ka shënja idhujtarie’’.Ndonjë i sëmur apo ndonjë i goditur nga sihri mund të shërohet pa lexim dhe pa shkakun e njeriut,por thjeshtë Allahu më fuqinë e tij e shëron.Ai ka urtësi të përsosur për çdo gjë.Allahu thotë:’’Kur Ai dëshiron ndonjë send,urdheri i Tij është vetëm t’i thotë ‘’Bëhu!’’Ai mënjeherë bëhet.’’(Jasin:82)Allahut i takon falënderimi për çdo gjë që cakton,Ai ka urtësi të përsosur.
Ndonjë i sëmurë mund edhe të mos shërohet,ngase e ka plotësuar afatin e jetës dhe i vjen vdekja.Prej ilaçeve që përdoret kundër sihrit është leximi i ajeteve të sihrit në ujë,si shembull ajeti:’’E Ne e frymëzuam Musain (duke i thënë):’’Hidhe shkopin tënd!’’Kur qe,ai gëlltiste atë që kishin magjepsur.Atëherë u dëshmua e vërteta dhe u zhduk ajo që kishin përgatitur.Aty u mundën ata(magjistarët dhe faraoni) dhe u kthyen të poshtëruar.’’(Araf:117-119)ajetet 28 deri më 79 të sures Junus,po ashtu ajete 65 deri në 69 të sures Taha.Me këto ajete Allahu mund të shërojë sihrin.Nëse lexohen në ujë pastaj lexohet surja Fatiha,Ajetul Kursij,Kulhuvallahu ehad,surja Felek dhe Nas,në ujë vendosën shtatë gjethe zambaku të ujit pasi shtypen,do të ishte mirë dhe e përshtatshme siç e ka përmendur dijetari Abdurahman ibën Hasen në librin ‘’Fet-hul Mexhid’’,kur trajton temën e shërimit nga sihri.
Qëllimi është të sqarojmë se këto ilaçe dhe të ngjajshme me të to mund të shërojnë sëmundjet si sihri,ftohjen nga bashkëshortja e tjerë.Edhe praktika ka dëshmuar se me këto ilaçe Allahu bën shumë dobi.Mundet që vetëm me leximin e sures Fathia i sëmuri të shërohet,apo vetëm me suren Ihlas,apo Felek,apo Nas.
Më e rëndesishmja është,që edhe lexuesi,edhe atij që i lexohet duhet të kenë besim të sinqertë.të kenë besim tek Allahu,të dinë se gjithqka është në dorën e Tij,dhe se nëse dëshiron Ai diçka ajo bëhet,dhe nëse Ai nuk dëshiron diçka ajo nuk ndodh,Më besim të plotë tek Allahu qoftë nga lexuesi apo taij që i lexohet sëmundja largohet me lejen e Allahut me shpejtësi dhe barërat konkrete dhe abstrakte bëhen të dobishme.Lusim Allahun të na drejtojë të gjithëve në rrugën me të cilën Ai është i kënaqur,vërtet Ai dëgjon dhe është afër.

Related posts

Description: MËNYRA MË E MIRË PËR T’U SHERUAR NGA MAGJIA Rating: 4.5 Reviewer: AlbianSadikuu ItemReviewed: MËNYRA MË E MIRË PËR T’U SHERUAR NGA MAGJIA
Al
Mbah Qopet Updated at: 8:53 AM

1 komente:

  1. Emri im është Elfrida. Kur burri im më la, isha i shokuar dhe i zemëruar dhe nuk e mbajta veten për shumë muaj. Bëra gjithçka që munda për ta kthyer atë, por pa dobi. U nisa për në një qytet tjetër me shpresën se do të mund të filloja përsëri. Takova një burrë tjetër me të cilin u përpoqa të isha me të, por nuk funksionoi sepse nuk mund ta dashuroja. E dija që ende dua dhe dua që burri im të kthehet tek unë. Kështu që fillova të kërkoja ndihmë dhe më pas gjeta MAGJIKËN E BARDHË, nga pikëpamjet e ndryshme që kisha lexuar. Ne biseduam dhe e bëra të kuptonte gjithçka që duhej të dija, besova në të dhe ndoqa procedurat. Ai punoi për mua dhe rivendosi dashurinë dhe lidhjen mes meje dhe burrit tim, dhe vetëm pas 48 orësh siç premtoi, burri im po më kërkonte dhe filluam të flisnim, dhe ai erdhi të më shihte ku jam, dhe bëmë gjëra u ngritëm dhe u bëmë përsëri të lumtur së bashku. WHITE MAGIC është i besueshëm dhe mund t'ju ndihmojë nëse e kontaktoni për ndonjë gjë. Thjesht dërgojini atij një SMS me email: findritualforlife@gmail.com
    Ose WhatsApp: { +2349046229159 }
    { +3550685677099 }

    ReplyDelete