Ju Lutem Na Ndiqni Ne Facebook Duke Klikuar Like!

Jun 15, 2013

Durimi gjatë sëmundjesë dhe kënaqja me caktimin e Allahut

Duhet që I sëmuri të jetë I durueshëm gjatë sëmundjeën së tij sepse ajo është një mënyr e sprovës,me të cilën Allahu I Lartësuar I sprovon robërit e Tij me qëllim që t’I pastrojë nga mëkatet dhe t’I mëshirojë.Në të kundërtën Ai mund t’I dënojë.Allahu na ruajt nga dënimi I Tij.Allahu I Lartësuar thotë: A menduan njerëzit të thonë: "Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?" Ne i sprovuam ata që shin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën do t'i dallojë dhe gënjeshtarët.(Ankebut 2-3). Ne do t'ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndëshme thonë: "Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi!" (Bekare 155-156)
Transmetohet nga Ummul-Ala se ka thënë:Më thirri I Dërguari s.a.v.s derisa isha e sëmurë .më tha :Gëzohu ,oj Ummul Ala ngase Allahu me sëmundjen e muslimanit ,I largon mëkatet e tij ashtu siq zjarri e largon papastëritn nga hekuri dhe argjendi(Hadithin e shënon Ebu Davudi).Prandaj o ju që jeni të sëmur ,duronie sëmundjen tuaj ,ngase Allahu është I vërtetë .Nga Ai kërkoni durim dhe shpërblim ,sepse Ai ka thënë: Thuaj: "O robërit e Mi që keni besuar, kini frikë ndaj Zotit tuaj. Ata që bënë mirë në këtë jetë, kanë të mirë të madhe, e Toka e All-llahut është e gjërë, ndërsa të durueshmive u jepet shpërblimi i tyre pa masë!" (Zumer 10).




Ai I cili mjekon me Kuran dhe sunet nuk përdor kurfar barëra ,as thika speciale e as nuk kryen kurfar intervenime kirurgjike .Ai lexon Kuran dhe ashtu që ti afrohet mëshirës së Allahut dhe Ndihmës së Tij.
Prandaj ai duhet të jetë një person I cili e meriton mëshirën dhe ndihmën e Allahut .
Pra ,duhet ti përmbush disa kushte të caktuara që të merret me këtë punë.
Shejh Abdul-Halik el Attar në librin e tij “Kejfetu alixhun bil Kuranil Kerim”I ka përmendur këto kushte.
Kushtet që duhet plotësuar ai që mjekon me Kuran janë:
1.Të jetë me besim të drejtë
2.Të jetë me moral të mirë 
3.T’I kryej rregullisht obligimet fetare
4.T’u bëjë mirë prindërve
5.T’I ruaj lidhjet familjare 
6.Të jetë mikpritës
7.Të sillet mirë ndaj fqinjëve
8.Ta njeh dhe ta punojë mirë punën e vet
9.T’I largohet haramit gjatë të folurit ,veprimit dhe në të gjtitha situatat tjera.
10.T’I largohet ushqimit të ndaluar ,pirjes veshjes dhe banimit
11.Ta ruaj trupin e tij prej haramit
12.Pos farzeve t’I falë edhe sunetet
13.Të shoqërohet me njerëz të zgjedhur
14.T’I vizitoj xhamitë
15.Të jetë I butë I durueshëm dhë miranjohës
16.Ta përmendë vazhdimisht Allahun 
17.të heshtë shum e të flaës pak
18.Të haj pak e të agjëroj shumë
19.Të flej pak e natën të fal shumë.
20.Të flaës me urtësi e të mos tetë krenar ne mesë njerëzve
21.Të jetë zemër butë dhe I epur përveqë kur bëhet fjalë rreth Lihjit të Allahut
22.Të mosë jetë I ashpër ,vrazhdë dhe I vrertë
23.Ta lezoj Kuranin rrjedhshëm dhe korrekt.
Ai që mjekon me Kuran dhe Sunet duhet të jet I bindur në atë se Kurani është shërim dhe mëshirë,sepse Allahu I Lartësuar thotë: Ne të shpallim Kur'anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshprim (Isra82)
Kjo bindje te ai që shëron I jep atij forcë në procesin e mjekimit dhe largon prej tij dëshprimin dhe molisjen. 

Përse xhini e përqesh atë që mjekon

Për shkak se ai që mjekon ,e fillon mjekimin me një vullnet të madh kurse pas rezistencës që tregon xhini ai dëshprohet dhe e humb shpresën në shërim.Një prej gabimeve më të mëdha të cilën e bëjnë disa që kaë bindje dhe besim të dobët ,është se këtë dëshprim të tyre e bartin tek I sëmuri dhe familja e tij duke thënë se nuk ka shpresë në shërim dhe duke I këshilluar që të shkojnë tek ndonjë tjetër.Ata në këtë mënyrë e shkatrrojnë të sëmurin dhe familjen e tij.
Personi tjetër ia fillon sërish leximin dhe me gjithë leximin e fuqishëm ,xhini e përqesh edhe atë edhe leximin e tij.Shkaku I kësaj është bindja e dobët në shërim atij që mjekon dhe intriga e xhinit.Në situatën e tillë ,mjeku ,fatkeqësisht e përdor metodën e posaqme të shërimit ,e cila quhet goditje,d.m.th. goditja e xhinit.Po të posedonte mjeku bindjen e fuqishme në ate se vetë Kurani mjafton për shërim ,nuk do të kishte nevojë për një metodë të tillë.Mjekët e këtillë e arsyetojnë metodën e goditjesë me atë se disa muslimanë të mirë e kanë përdorur gjatë procesit të përzënies së xhinit.Mirpo ky mendim është I gabuar.
Disa mjekë apo ata të cilët pohojnë për vete se janë mjekë,nuk besojnë fare se Kurani është shërues.këta nuk kanë besim në Kuran nuk kanë besim në vete e as në diturinë të cilën e posedojnë nëse e posedojnë.
Mjekët e këtillë e kanë dëshirë të konstatojnë se bëhët fjalë rreth sëmundjes psikike ,kurse I sëmuri dhe familja e tij mbesin të habitur dhe të befasuar .Mjeku I këtillë e arsyeton veten duke thënë se si e ka lexuar Kuranin ,por pa asnjë rezultat.
Në fundë ,dua t’u them të sëmuarve dhe atyre që mjekojnë se duket të dijnë mirë se aftësia e mjekimit me Kuran dhe Sunet është dhunti e Allahut të Lartësuar,të cilën Ai nuk ia jep qdo kujt.Prandaj vëllau im ,përpiqu që ta fitosh këtë dhunti dhe le të jetë kjo një mjetë I të afruarit tek Allahu. Dhe të arritjesë së kënaqësisë së Tij.Puna jote ,pagjumësia dhe përpjekja le të jenë sinqeëisht në emër të Allahut.Të jeshë I sinqertë ne leximin e Kuranit ,trego respektë dhe mendo rreth kuptimeve të ajeteve të Kuranit të cilat I lexon.Shpërblimin për leximin e Kuranit kërkojnë prej Allahut ,e pastaj kërko shërimin për të sëmurin.Gjithmonë lë të jetë në mend ky ajet kuranor: O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai u ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja. (Muhamed 7).Kursesi mos lejo që mbi ty të ngadhënjejë kryelartësia ,pasi që Allahu të të dhurojë këtë dituri.Ngase të gjithë njerzit ,e edhe tij ,janë krijesa të Allahut.Ndoshta ndokush nga familja e të sëmurit është më I mirë se ti.Për këtë arsye,sillu ndaj njerëzve ashtu siq e kërkon atë Allahu prej teje.Të jesh I vetëdijëshëm për Allahun të shpërbleftë me të mira .Lutja jonë e fundit është Falënderimi I takon vetëm Allahut ,Zotit të të gjitha botërave.

Related posts

Description: Durimi gjatë sëmundjesë dhe kënaqja me caktimin e Allahut Rating: 4.5 Reviewer: AlbianSadikuu ItemReviewed: Durimi gjatë sëmundjesë dhe kënaqja me caktimin e Allahut
Al
Mbah Qopet Updated at: 12:49 PM

0 komente:

Post a Comment