Ju Lutem Na Ndiqni Ne Facebook Duke Klikuar Like!

Jun 15, 2013

A i pranohen duatë (lutjet) atij personi i cili nuk i falë pesë kohët e namazit, mirëpo ndonjëherë zgjohet dhe falë namaz nate ?

Rreth kesaj fjale qe keni thene, deshta te them disa fjale. Njeriu mund te fale namazin, edhe nese eshte i semure, apo ne cfaredo gjendje qe ndodhet, dhe ka rregulla mbi kete gje.

Dhe nje njeri qe mund te prishe gjumin dhe te zgjohet e te fal namaz nate, e t'i lutet Allahut per ndonje nevoje, si nuk ka mundesi te fale pese kohet tjera te namazit?
A vetem kur jemi dicka ngushte duhet t'i lutemi Allahut? A vetem per nevojat tona personale, duhet t'i drejtohemi Allahut?



Selman Farisiu, radiallahu anhu, ka thënë:

إذا كان الرجل دعا في السر فنزلت به ضراء فدعا الله تعالى قالت الملائكة صوت معروف فشفعوا له وإذا كان ليس بدعاء في السراء فنزلت به ضراء فدعا الله تعالى قالت الملائكة صوت ليس بمعروف فلا يشفعون له

''Nëse njeriu i lutet All-llahut vazhdimisht kur është në bollëk dhe kur ti bie ndonjë vështirësi i lutet All-llahut, melaqet thonë: ky zë është i njohur për ne dhe ndërmjetësojnë për te, kurse nëse njeriu aspak nuk i lutet All-llahut kur është në bollëk dhe kur ti bie ndonjë vështirësi dhe i lutet All-llahut, melaqet thonë: ky zë është i panjohur për ne dhe nuk ndërmjetësojnë për te.''

Një njeri i tha Ebu Derdasë: më këshillo! I tha:

اذكر الله في السراء يذكرك الله عز وجل في الضراء

''Përmende All-llahun në bollëk që të përmend Ai ty kur je në vështirësi.''

Gjithashtu tregohet se ai ka thënë:

ادع الله في يوم سرائك لعله أن يستجيب لك في يوم ضرائك

''Lute All-llahun në ditët e bereqetshme e ndoshta All-llahu të përgjigjet në ditët e vështira.''

Related posts

Description: A i pranohen duatë (lutjet) atij personi i cili nuk i falë pesë kohët e namazit, mirëpo ndonjëherë zgjohet dhe falë namaz nate ? Rating: 4.5 Reviewer: AlbianSadikuu ItemReviewed: A i pranohen duatë (lutjet) atij personi i cili nuk i falë pesë kohët e namazit, mirëpo ndonjëherë zgjohet dhe falë namaz nate ?
Al
Mbah Qopet Updated at: 8:47 AM

0 komente:

Post a Comment