Ju Lutem Na Ndiqni Ne Facebook Duke Klikuar Like!

Jun 15, 2013

Përshkrimi i Muajit Ramazan

Me emrin e Allahut Meshiruesit, te Gjithmeshirshmit
Vlerat e ketij muaji:
Agjerimi i muajit te Ramazanit eshte nga pikat e para te "Themeleve te Besimit" te fese Islame.
Agjerimi ka disa ane te dobishme, qe mbeshteten tek Edukata Hyjnore, tek jeta shoqerore dhe individuale, sidomos ne edukimin e veseve te nefsit dhe per te shprehur falenderimin ndaj All-llahut xh.sh., per miresite qe na ka dhene. Muaji i Ramazanit eshte nje verejtje dhe paralajmerim nga pikepamja e Edukates Hyjnore, sepse ka shume dobi...






Ndikimi i agjërimit në proceset biokimike dhe bioritëm
Agjërimi kultivon tek njeriu virtytin e çiltërsisë shpirtërore, për arsye se individi kur agjëron, këtë akt ia dedikon Zotit të Gjithësisë. Individi që e kryen këtë ritual në mënyrë të përpiktë, padyshim është një njeri që mund t'i disiplinojë dëshirat dhe pasionet e tij nga ngacmimet instiktive materiale. Ky person karakterizohet si një personalitet dhe karakter të lartë devocioni.

Rregullat e Agjerimit
Përkufizimi i agjërimit
Fjala agjërim ka dy përkufizime:
Kuptimi gjuhësor: Shmangie dhe privim.
Ndërsa në kuptimin fetar: Privimi i të rriturit musliman, me qëllim adhurimi dhe përkushtimi ndaj Zotit, prej pëdo ushqimi, pirje, marrdhënie intime dhe ejakulimi me qëllim, që nga agimi deri në perëndimin e diellit për çdo musliman që nuk e pengon diçka e përcaktuar.

Nata e Kadrit

Nata e Kadrit është një natë prej netëve të muajit të begatë Ramazan. Ajetet kur’anore dhe fjalët e të Dërguarit Muhamed, alejhi selam (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të), që flasin për të, janë të shumta. Për rëndësinë dhe pozitën që kjo natë gëzon tek zemrat e njerëzve e tregon dhe fakti që po thuajse i madh e i vogël ditën që i paraprin natës së Kadrit e agjërojnë. Për hirë të vërtetës theksojmë se, vetëm agjërimi i kësaj dite nuk e shlyen detyrimin që kemi për ta agjëruar gjithë muajin e Ramazanit. Nga agjërimi i kësaj dite nuk përjashtohen dhe shumë njerëz, që edhe pse nuk janë muslimanë, u bashkohen miliona agjëruesve muslimanë në mbarë botën./mjeksiaislame/

Related posts

Description: Përshkrimi i Muajit Ramazan Rating: 4.5 Reviewer: AlbianSadikuu ItemReviewed: Përshkrimi i Muajit Ramazan
Al
Mbah Qopet Updated at: 8:29 AM

0 komente:

Post a Comment