Ju Lutem Na Ndiqni Ne Facebook Duke Klikuar Like!

Sep 3, 2013

Sëmundjet e gjirit | Dhe Kanceri

Sa i njohim s
Sëmundjet e gjirit ndahen në të lindura, probleme të zhvillimit, inflamatuare dhe tumorale.
Të lindura: Mungesa e njërit apo e të dyja gjinjve (amasti ), mungesa e majës së gjirit, ekzistenca e mbi 2 gjokseve, ekzistenca e më shumë se dy majave të gjirit (politelia).
Probleme zhvillimi: Mos zhvillimi i mirë i një apo dy gjinjve (hipoplazi) apo zhvillimi i tepërt i tyre. Megjithëse tek meshkujt normalisht gjinjtë janë atrofizuar pra jo të zhvilluar, si pasoj e disa problemeve (tiroidet, sëmundjet e mëlçisë, tumoret e testeve pra çdo sëmundje që rrit estrogjenin) edhe tek ata mund të zhvillohet indi i gjirit (gjinekomastia).
Inflamatuare: Këto sëmundje quhen mastit. Zakonisht shihen gjatë periudhës së dhënie së gjirit. Grumbullimi i qumështit në gji krijon ambient të përstatshëm për mikrobet ku shumohen dhe krijonë infeksion deri në absces.
Tumoriale:Janë sëmundjet më të rëndësishme të gjirit. Ka të mirë(bening ) dhe të këqinj( maling).
Tumoret e mirë: Fibroadenoma, papiloma, sëmundjet kistike dhe lipomat. Zakonisht vihen re në moshë të re. Janë të mirëkufizuara dhe të forta si një gomë fshirëse. Në përgjithësi vihen re rastësisht gjatë prekjes.
Tumoret e këqinj vihen re në mosha pak më të mëdha sidomos pas menopauzës dhe kanë emra e veçori të ndryshme. (Shihni në faqe)
Sëmundjet e tjera të gjirit
Nekroza dhjamore
Ektazia duktale
Absces i gjirit
Galaktoceli (kist i mbushur me qumësht)
Sëmundja Mondor( tromboflebit)
Sëmundjet e gjirit janë një nga shkaqet më të shpeshta e vajtjes së femrave tek mjeku. Ankesa kryesore është një masë në gji. Ankesa më e shpeshtë dhimbja .Një tjetër ankesë rrjedhje nga gjiri, zmadhim i gjirit, retraksion (futje brenda, tërheqje) të gjirit dhe problemet kozmetike.
ëmundjet e gjirit. A kemi njohuritë e duhura rreth grupeve që rrezikohen prej këtyre sëmundjeve? A e dini se çduhet bërë për diagnozën e hershme mjaft e rëndësishme për kurimin e sëmundjeve. A e llogarisni edhe dimensionin psikologjik të çështjes?
Shenjat
Një nga shenjat kryesore të sëmundjeve të gjirit në përgjithësi
( e jo të kancerit në veçanti) është dhimbja e gjirit. Nëse dhimbja nuk ka ndonjë shenjë tjetër gjatë vizitës atëherë mund të mos ketë rëndësi por ato gra që kanë tek të afërmit e tyre kancer gjiri bëjnë përjashtim. Tre ankesat kryesore të sëmundjeve të gjirit janë dhimbja , masë dhe rrjedhje. Më e rëndishme është rrjedhja spontane e jo ajo e stimuluar nga vetë femra duke shtrënguar gjirin. Gjithashtu tregojini doktorit tuaj edhe ilaçet që përdorni nëse ka të tillë pasi ata mund të ndikojnë në problemet e gjirit. Kurse për sa i përket masës ajo duhet parë nëse është kist apo masë solide dhe sipas saj doktori mund të ndjej të nevojshme marrjen e biopsisë apo jo.
Diagnostikimit
Dy pikat kryesore në diagnostikim janë ankesat e pacientes dhe shenjat gjatë vizitës së mjekut. Vizita duhet të përfshijë edhe pjesë të tjera të trupit sidomos gjendrat lenfatike nën sqetull dhe mbisup (supraklavikulare). Duhet pyetur edhe nëse është me menstruacione apo jo dhe në çfarë periudhe të ciklusit ndodhen. Vizita duhet të bëhet ulur, shtrirë dhe me kujdes.
Megjithëse ankesa e pacientit dhe vizita e bërë janë arma më e fortë e mjekut nuk janë të mjaftueshme në çdo rast. Këtu pastaj futen dy aparate të mirënjohura që janë ultrasonografia (eko-ja, shih në faqe) dhe mamografia (vijon…). Me mamografi  mund të zbulohet një kacer gjiri i cili po të lihej të zbulohej me vizitë mjekësore do ti duheshin 2 vjet të përparonte. Nën moshën 30 vjeç për një problem në gji që ka nevojë për një aparaturë vëzhgimi duhet përdorur ultrsonografia (eko-ja). Nga mosha 30 e sipër përdoret mamografia. Midis moshës 40-50 vjeç këshilohet një mamografi në çdo 1-2 vjet kurse pas moshës 50 vjeç patjetër një mamografi në vit. Nga kancerat në përgjithësi tek gratë më i shpeshti është kanceri i gjirit. Risku për tu kapur nga kjo sëmundje është 10%  megjithëse me rritjen e moshës rritet dhe mundësia për sëmurur. Në Amerikë në vit 120 mijë gra kapen nga ky kancer dhe 40 mijë vdesin prej tij.
Arma më e fortë sikur dhe në çdo lloj kanceri është diagnoza e hershme. Këtu dy pika janë kryesore. E para vizita që mund të bejë vet çdo grua dhe e dyta metodat e kërkimit të kancerit. Duhet që gratë ta viyitojnë vetveten në mënyrë periodike. 75% e grave e gjejnë vetë kancerin gjatë vizitës që i bëjnë vetes. 
Vizita e bërë vetë
Një vizitë e bërë 5-10 ditë pas mbarimit të menstruacioneve për gratë me menstruacione i jep mundësinë grave të njohin dhe vizitojnë gjirin e tyre. Kështu ato arrijnë të dallojnë ndryshimet në gjirin e tyre për herë tjetër. Për gratë në menopauz mund të zgjidhet një ditë sipas dëshirës çdo muaj. Si fillim çdo grua përpara pasqyrës duhet të dali e zhveshur në gjysmën e sipërme të trupit dhe të shohi gjnjtë duke bërë krahasim mes tyre. Duhet të shohi lëkurën nëse ka enjtje, skuqje, plagë, zmadhim, tërheqje apo masë. Të shohi nëse ka apo jo rrjedhje. Hapi i dytë bëhet shtrirë me kurriz. Krahu nga ana e gjirit që do të vizitohet duhet të vendoset nën kokë dhe me dorën tjetër duhet të shtypi gjirin drej gjoksit me majat e gishtave. Me anë të kësaj një femër njeh gjirin e saj dhe më vonë i jep asaj mundësi të dalloj ndryshimet që mund ti ndodhin më vonë. Kjo vizitë ka më shumë rëndësi për gratë që  futen në grupin e riskut (rrezikut). Në të  shumtën e rasteve kanceri i gjirit nuk shoqërohet me  dhimbje. 

Kurimi
Kurimi tek sëmundjet e gjirit ndryshon sipas diagnoses. P.sh një kist  nëse nuk është kancer i keq një aspirim i tij apo heqje e tij mund të mjaftonte. Nëse keni një mastit një antibiotib do të ishte i mjaftueshëm e nëse keni një absce atëherë do tu duhej zbrazja e saj sa më parë + antibiotik. Në galaktocel duhet aspirimi i kistit.
Sëmundjet e gjirit duhet të vlerësohen nga një kirurg i përgjithshëm dhe  ai duhet të japi vendimin nëse duhet apo jo operacion. Tek sëmundjet kanceroze një tjetër mënyrë trajtimi janë ilaçet kemoterapike, radioterapia dhe kura hormonale por këto janë gjëra që vlerësohen pas një vizite shumë të detajuar dhe biopsisë së marrë.
Nuk duhet harruar se edhe meshkujt mund të preken nga kanceri i gjirit por kjo tek ata ndodh më rrallë.

Related posts

Description: Sëmundjet e gjirit | Dhe Kanceri Rating: 4.5 Reviewer: AlbianSadikuu ItemReviewed: Sëmundjet e gjirit | Dhe Kanceri
Al
Mbah Qopet Updated at: 8:00 AM

0 komente:

Post a Comment