Ju Lutem Na Ndiqni Ne Facebook Duke Klikuar Like!

Sep 3, 2013

Mos merr frymë në enë.

Nga Abdullah ibni Abbasi - radijallahu anhu - përcillet se i Dërguari i Allahut - sal-lallahu alejhi ve sel-lem - ka ndaluar të merret frymë a të fryhet në enë.

Hadithin e transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ha
dithi është hasen-sahih.


Domethënia e hadithit
Pejgamberi - sal-lallahu alejhi ve sel-lem - ia mësoi muslimanëve rregullat e mirësjelljes, prej tyre edhe mënyrën e mirë gjatë pirjes. Kështu që, ai ndaloi të fryhet në enë dhe të merret frymë në të, për shkak se nga pirësi mund të dalë diç, e cila ndikon që ai i cili pi pas tij ta urrejë pijen dhe enën dhe për shkak se fryrja dhe frymëmarrja në pije mund ta dëmtojnë shëndetin.

Dobitë e hadithit 
1- Ndalimi nga fryrja dhe frymëmarrja në pije.
2- Kush dëshiron të marrë frymë duke pirë le ta largojë enën nga goja.
3- Shmangia nga çdo gjë që e dëmton shëndetin.

Përktheu: Jusuf Kastrati
Marrë nga libri “Hadithi”, Instituti i Mësimit të Gjuhës Arabe, Universiteti “Imam” - Riad

Related posts

Description: Mos merr frymë në enë. Rating: 4.5 Reviewer: AlbianSadikuu ItemReviewed: Mos merr frymë në enë.
Al
Mbah Qopet Updated at: 4:54 AM

0 komente:

Post a Comment