Ju Lutem Na Ndiqni Ne Facebook Duke Klikuar Like!

Jul 2, 2013

Mjeksia Islame dhe sherimi i plageve.

Në Sahih është shënuar se dikush e kishte pyetur Sehl bin Sa’din për mënyrën si është shëruar plaga e të Dërguarit të All- llahut kur ishte plagosur në Luftën e Uhudit. Ai ishte përgjigjur: “Në ditën kur u zhvilluar lufta, i Dërguari [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishte plagosur në fytyrë, dhëmbin e syrit e kishte të thyer dhe i ishte thyer përkrenarja. E kam parë Fatimen, vajzën e tij [radijall-llahu anha] duke ia pastruar plagën dhe duke ia fshirë me kujdes gjakun që i rridhte nëpër fytyrë. E kam parë Aliun, gjithashtu, (All-llahu e bekoftë qëndrimin e tij!), si qëndronte pranë saj dhe e përdorte parzmoren prej çeliku si enë për t’ia pastruar plagën me ujë. Kur e kuptoi se nuk po mund ta ndalte gjakderdhjen, preu një copë të vogël të hasrës (shtrojë e vrazhdë që shërben për t’u ulur), e dogji derisa e bëri hi, dhe atë hi ia vuri sipër plagës. Ashtu e mbajti derisa u ngjiz (koagulua) gjaku.”

Buhariu në Kapitullin Mbi xhihadin, mbi vënien e përkrenares, 6/71; Muslimi, 1790 në Librin

Në të vërtetë hiri i prodhuar prej kashtës së hasrës ka efekte të fuqishme, aglutinike për t’u grumbulluar së bashku me qelizat e gjakut dhe në ndaljen e gjakderdhjes. Këto pluhura pranohen shu- më mirë, sepse janë shumë përthithëse, dhe shumë pak e ngacmoj- në plagën. Në anën tjetër, vënia e absorbuesve të fortë dhe absor- buesve të paqëndrueshëm në plagë mund të trazojë gjakun dhe të rritë sasinë e rrjedhjes së tij. Përdorimi i pluhurit të thatë të papi- rusit si pudër, ose përzierja e tij me uthull, mund të ndalë gjakun në hundë (epistaksis) ose gjakderdhjen nga hunda (arab. ru’af). Në librin e tij të njohur Kanun fi dbbi (Ligji i mjekësisë), Ibn Sina ka përmendur gjithashtu përdorimin e tij si antiseptik (agens antiseptik) për sterilizimin e plagëve të freskëta dhe për ngjizjen (koagulimin) e gjakut.
Bima prej së cilës përfitohet papirusi rritet shumë në viset përreth Nilit në Egjipt dhe ka qenë përdorur në Egjiptin e Vjetër si material për të shkruar. Bima e papirusit është e ftohtë dhe e thatë dhe është e dobishme për shërimin e plagëve në rastet e gangrenës (plagë gangrenoze) në gojë si agens për mpiksjen e gjakut (si koagulans) dhe për parapengimin e përhapjes së të thatëve (ulcerave) malinj.

Related posts

Description: Mjeksia Islame dhe sherimi i plageve. Rating: 4.5 Reviewer: AlbianSadikuu ItemReviewed: Mjeksia Islame dhe sherimi i plageve.
Al
Mbah Qopet Updated at: 4:02 AM

0 komente:

Post a Comment