Përfaqësues të tre bashkësive fetare islame në trevat shqiptare, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, më 27 qershor 2013, kanë zhvilluar mbledhjen e radhës të përbashkët në KMSH.
Në këtë mbledhje u diskutua mbi botimin e librit me referatet e konferencës “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar”, e cila u zhvillua në Tiranë më 28-29 Shtator 2012, me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar.
Ky libër do të jetë një përmbledhje e studimeve të akademikëve, studiuesve dhe pedagogëve të njohur të katedrave të universiteteve më të njohura të trevave shqiptare, të cilët morën pjesë në konferencën e sipërpërmendur dhe do të shpërndahet në të gjitha trevat shqiptare.
Gjithashtu gjatë mbledhjes u diskutua edhe mbi aktivitete të tjera të përbashkëta që do të organizojnë këto bashkësi në vazhdim.
Ju Lutem Na Ndiqni Ne Facebook Duke Klikuar Like!
Jul 2, 2013
Bashkësitë Islame Shqiptare zhvillojnë mbledhjen e radhës në KMSH
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 komente:
Post a Comment