Ju Lutem Na Ndiqni Ne Facebook Duke Klikuar Like!

Jun 16, 2013

Sporti dhe futbolli

Të dashur vëllezër: Përderisa miliona njerëz në botë janë duke vdekur për shkak të varfërisë, urisë, sëmundjeve dhe luftrave, qeveritë shpenzojnë miliarda dollarë në lojtarë futbolli, trajnerë dhe stadiume, për të fituar luftën e futbollit dhe kupën botërore. Nëse hedhim një vështrim në vendet islamike, ne do të gjejmë se shumë prej tyre janë duke vuajtur nga rreziqet e urisë, përmbytjet, sëmundjet, luftërat dhe fatkeqësitë e tjera, megjithatë ata janë duke shpenzuar miliarda dollarë për të fituar kupën e futbollit ...!!




Me emrin e All-llahut i Cili krijoi të gjitha krijesat nga asgjëja …

Paqja qoftë mbi të Dërguarin tonë Muhammed salall-llahu alejhi ve selem, ndërmjetësuesin tonë në Ditën e Gjykimit, dhe paqja qoftë mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasuan atë deri në Ditën e Gjykimit.

All-llahu i Plotfuqishëm thotë:

{الَّذِينَ اتَّخَذُوا دِينَهُمْ لَهْوًا وَلَعِبًا وَغَرَّتْهُمُ الْحَيَاةُ الدُّنْيَا ۚ فَالْيَوْمَ نَنسَاهُمْ...}

“ Ata që fenë e tyre e morrën tallje e lojë dhe të cilët i mashtroi jeta e dynjas. Sot, pra, Ne i harrojmë ... ” (El A’raf 51)

Ai Subhaneh gjithashtu thotë:

{وَقِفُوهُمْ ۖ إِنَّهُم مَّسْئُولُونَ}

“Ndalni ata, sepse do të merren në përgjegjësi.” (Es-Saffat 24)

Sporti dhe futbolli

Pyetja është: Vallë a thua ky shënim i golit, ky synim, ky qëllim do të na shpie në Xhennet ? Vallë a do të na e largonë varfërinë tonë? A do të na i çlironë trojet tona të pushtuara?

Sporti është duke ua tërhequr vëmendjen e tërë botës dhe interesimin dhe preokupimin e njerëzisë.

Të dashur vëllezër: Përderisa miliona njerëz në botë janë duke vdekur për shkak të varfërisë, urisë, sëmundjeve dhe luftrave, qeveritë shpenzojnë miliarda dollarë në lojtarë futbolli, trajnerë dhe stadiume, për të fituar luftën e futbollit dhe kupën botërore. Nëse hedhim një vështrim në vendet islamike, ne do të gjejmë se shumë prej tyre janë duke vuajtur nga rreziqet e urisë, përmbytjet, sëmundjet, luftërat dhe fatkeqësitë e tjera, megjithatë ata janë duke shpenzuar miliarda dollarë për të fituar kupën e futbollit ...!!

Ja pra të gjithë ne jemi dëshmitarë dhe shohim se pasi që shpallet, lajmërohet se do të ketë një kampionat I futbollit vendas ose ndërkombëtar, miliona muslimanë janë mbledhur para ekraneve  televizive për t’i përcjellur ndeshjet e tyre .. duke harruar luftërat, masakrat, kundër muslimanëve në Irak, Afganistan, Palestinë ... si dhe gjendjen e varfërisë, urisë dhe sëmundjeve të ndryshme nga të cilat po vuajnë muslimanët në Somali, Nigeri, Sudan dhe në vendet tjera...

Qëndrimi I Islamit ndaj sportit

Të dashur vëllezër dhe motra: Islami nuk i ndalon pasuesit e tij që të stërvisin trupat e tyre dhe të fitojnë fuqi, shkathtësi dhe gjallëri, por përkundrazi ai i inkurajon ata të jenë të fortë në trupat e tyre, mendjet, etikën, moralin dhe shpirtrat, vetëm se ka thënë i Dërguari i All-llahut salall-llahu alejhi ve selem në hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejra se:

“ Besimtari i fortë është më i mirë dhe është më i dashur tek All-llahu se sa një besimtar i dobët ... " [Muslimi]

Aisha, radijall-llahu anha (All-llahu qoftë i kënaqur me të) tregon se një herë ka qenë në udhëtim me të Dërguarin salall-llahu alejhhi ve selem. Aty ata kanë garuar me njëri tjetrin dhe Aisha e ka fituar garën. Pas një kohe, kur kanë dalë përsëri në një tjetër udhëtim, Aisha i ka propozuar të Dërguarit të garojnë përsëri. Por, garën këtë herë e kishte fituar i Dërguari, pasi Aisha e kishte vështirë të vraponte, se kishte shtuar në peshë. Me këtë rast Muhamedi salall-llahu alejhi ve selem duke qeshur i ka thënë Aishes: “Tani jemi baras. Ta ktheva hakun për garën që fitove kohë më parë”. [Ebu Davud]

Enes ibën Malik radijall-llahu anhu (All-llahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: Adba-ja (deveja e të Dërguarit) ishte një deve e shpejtë të cilës nuk ia kalonte asnjë deve. Një beduin i hipur mbi devenë e tij, bëri garë me të dhe ia kaloi. Kjo gjë sikur i rëndoi disa shokë të të Dërguarit salall-llahu alejhi ve selem. Ai (salall-llahu alejhi ve selem) tha: "Eshtë e drejtë e All-llahut të Madhëruar që nëse ngre lart ndonjë gjë të dynjasë, do ta ulë e përçmojë atë."

Ai gjithashtu kishte organizuar gara në mes kuajve, mori pjesë në gjuajtje me hark, garoi me kuaj të shalosur dhe të pa shalë dhe garoi me njërin nga sahabët -Allahu qoftë i kënaqur me atë- ku ai e mundi atë.

Islami ka miratuar dhe inkurajon sportin në mënyrë që jep përfitim për të gjithë muslimanët, si edukimi fizik në Islam duhet të bazohet në etikë, dashuri dhe modesti, ndërsa sot këtë sport, sidomos futbolli, është larg etikës islame dhe përfshin një numër të madh të mëkateve , të këqijave dhe mizori të cilat të shpiejnë në ndalimin e saj.

Në vijim janë disa nga ligësitë, dëmet që po ndodhin gjatë luajtjes dhe gjatë shikimit të futbollit:

Së pari, disa dëme sheriatike:

1 - Pothuajse, nëse jo në të gjitha rastet, thirrja (ezani) për namaz është duke u ngritur dhe namazi është duke u kryer, ndërsa numri i madh i auditorit të futbollit janë të koncentruar jashtë mase, po thuajse të magjepsurë dhe të apasionuar për të parë ndeshjen futbollistike dhe harrojnë namazin e shenjtë dhe paralajmërimin e All-llahut ku Ai I Gjithëfuqishmi thotë:

{ فَوَيْلٌ لِّلْمُصَلِّينَ  الَّذِينَ هُمْ عَن صَلَاتِهِمْ سَاهُونَ}

“Pra shkatërrim është për ata që falen, të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.” (El Maun 4-5)

2 - Në ndeshjet e futbollit, pjesët e turpshme (aureti) të lojtarëve janë të ekspozuara, ... përzierje në mes të burrave dhe grave , ... përqafime dhe puthje në mes të dy gjinive  në rast të fitores ... tifozët shajnë, abuzojnë njëri-tjetrin në rast të disfatës, mposhtjes,

humbjes ... !!

3 - Disa njerëz veshin këmisha të futbollit ose ngritin flamuj në të cilat kryqi është I vizatuar...!!

4 - Bixhozi, basti dhe mitosja e njërit nga referët po edhe lojtarët ... janë ndër mizoritë që mund të jenë të kryera në ndeshjet e

futbollit ... !!

5 - Festat e zhurmshme që bëhen në nder të skuadrës fituese, në të cilat njerëzit pijnë verë dhe shpenzojnë para koti ... !!

6 - Lojrat Olimpike përfaqësojnë, pasqyrojnë traditat e vjetra politeiste pagane, siç është tempulli më i madh që është ndërtuar në Athinë I cili për grekët është Zoti më I madh (Zeus) ... Dhe përveç këtij tempulli ata kanë ndërtuar një shesh lojërash në të cilin njerëzit luajnë lojëra që t’i sjellë ata pranë këtij zoti, kurse në këtë sport lojërat ishin një lloj i adhurimit për zotat e tyre ... Zeus ishte një festë, që përsëritej çdo katër vite, të cilën grekët e lartësonin, dhe zbukuronin duke e cilësuar atë një nga festat më të mëdha të tyre të shenjta dhe ndeznin një pishtar si simbol për përjetësinë e zotave të tyre,... Kështu që kur turmat e atletëve mblidhen nga të gjitha vendet, po fatkeqësisht edhe ato islame, marrin pjesë në Lojrat Olimpike, ata janë duke imituar grekët paganë në lavdërimin e tyre për zjarrin e shenjtë.

Kjo është e vërteta që qëndron pas Lojërave Olimpike, thjesht   pagane dhe politeiste, andaj çfarë është pozita e juaj

O muslimanë ?? ...

7 – Kjo i shkëput, i huton muslimanët nga çështjet e tyre vendimtare, të rëndësishme të tilla si Iraku, Afganistani, Kashmiri, Filipinë, Çeçeni, Somali dhe gjendja e vështirë, rrethimi, okupimi i vëllezërve musliman në Gaza, ... në këtë kohë ku ummeti vuan dhe rënkon nga të gjitha këto, gjejmë të rinjtë musliman duke kërcyer dhe kënduar për fitoren e kupës, gjë që është e pavlefshme.

Vërejtje:

Ne shohim se entiteti, ekzistenca sioniste në Palestinën e okupuarë, e cila sot quhet Izrael, nuk i kushton vëmendje sportit, si për shembull ata nuk kanë një ekip të fortë të futbollit, duke e bërë rininë e tyre që të mos angazhohen me asgjë tjetër përveç luftën kundër muslimanëve ...!! Përderisa ne I kushtojmë një vëmendje të madhe sportit, këndimit dhe muzikës si dhe shumica prej nesh (me përjashtim të atyre mbi të cilët All-llahu gradoi mëshirën e Tij) ... nuk kujdesen në lidhje me çështjet tona vendimtare .... Ve Inna Lilahi Ve Inna Ilejhi Raxhiun !!!

Së dyti, disa dëme ekonomike:

1 – Në të ka humbje të pasurisë ashtu si ne dëgjojmë se lojtarët janë blerë me shuma të mëdha parash, ndërsa muslimanët janë duke vuajtur nga uria, varfëria dhe humbja. A nuk është kjo paraja e  muslimanëve e cila po tretet kotë dhe pa përfitim ...??!! A nuk janë ata mubedhirinë (shpenzues të tepruarë dhe të panevojshëm) me thënien e All-llahut ku Ai thotë:

{وَلَا تُؤْتُوا السُّفَهَاءَ أَمْوَالَكُمُ...}

“Mendjelehtëve (të papjekurve) mos u jepni pasurinë tuaj...” (En Nisa 5)

2 - Muslimanët gjithashtu janë duke humbur kohën e tyre si shumë punëtorë, të punësuarë, zyrtarë të mëdhenj dhe populli në përgjithësi braktisin vendet e punës për të parë ndeshjet e futbollit ... dhe e gjithë kjo çon në uljen e punës dhe të prodhimit ....

Së treti, disa dëme sociale:

1 - Një numër i madh i grindjeve, sherreve, zënkave, ngatërresave dhe telasheve zhvillohen në mes lojtarëve, miqve, çifteve si dhe madje edhe ndërmjet prindërve dhe fëmijëve ... dhe këto grindje mund të çojnë në ndarje, përçarje, mosrespekt, ...!! Sa e sa kemi ndëgjuar për shtëpi të shkatëruara, çifte të shkurorzuara apo edhe shkatërrimin e gjithë familjes ... apo ... apo ... apo ... etj... dhe e tërë kjo për shkak të ndeshjeve të futbollit ...!!!

2 - Shumë njerëz injorant dhe pamend mendojnë se kur vendi i tyre fiton në ndeshjet ndërkombëtare, do të jetë një fitore e madhe dhe e rëndësishme për vendin e tyre, për shkak të ngritjes së emrit të vendit të tyre ose flamurit të tyre ... Edhe pse kjo fitore është e pavlerë dhe e padobishme .. !! Dhe as nuk do t'i bëjë ata që tu shtohet pasuria, e as fuqia ..!! Dhe as nuk do tua largon varfërinë .. as mjerimin ... apo urinë ... apo sëmundjet ...!!!

Së katërti, disa dëme shëndetësore:

1 - Ata janë të ekspozuar ndaj shumë rreziqeve, si rezultat i rrahjeve me grushtë dhe përleshjet midis lojtarëve, shumë lojtarë janë të prekur me humbje ndjenjash, këmbët ose duart e tyre janë thyer për shkak të mungesës së etikës islame dhe jo korrektësisë si ata pretendojnë ... Dëshmi më e madhe e gjithë këtij rreziku është domosdoshmëria e prezencës së barrelave, mjeteve të ndihmës së shpejtë pranë fushës sportive në kohën e ndeshjes.

2 – Në të ka inkurajim për në mëkatim, fyerje ... përderisa shumë lojtarë arritën të bëhen shembëlltyrë e keqe për të rinjtë tanë musliman ... nga shkaku i përdorimit të narkotikëve, alkoolit, dhe të adaptuarit në sharje, abuzim dhe moral të keq ...!!!

Së pesti, disa dëme psikologjike:

1 - Shumë njerëz e shprehin lumturinë e tyre deri në çmenduri në rast të fitores ... si dhe ata janë të prekur nga depresioni në rast të humbjes së ndeshjes.

2 - Është një ekzagjerim I neveritshëm në përshkruarjen e detajeve të ndeshjes si ne dëgjojmë nga komentatorët sportivë po edhe ata në vendet Islame duke thënë: All-llahu Ekber dhe duke britur me zë të lartë gooooooool... goool ...  çfarë gjuajtje e fuqishme,... çfarë mbrojtje e hatashme ... dhe e përsërit atë shumë herë dhe pastaj thotë "All-llahu Ekber, falënderimi i qoftë vetëm All-llahut, O All-llah na japë fitore .... etj", Ndërsa të gjitha këto fjalë nuk i përkasin këtij vendi që është i mbushur me shumë shkelje, thyerrje, sheriatike... Çfarë fitore është kjo ...??!! dhe çfarë arritje e qëllimit është kjo ... ??!! dhe çfarë trimërie është kjo ...??!! dhe çfarë gjykimi i drejtë është kjo ...??!! dhe çfarë gjuajtje është kjo ...??!! dhe cfarë mbrojtje e fuqishme është kjo ...??!!

3 - Ekipeve të futbollit u kanë dhënë tituj të ndryshëm të tilla si luanat, elefantët, kryelartët, djajt e kuqë, kampionët, kampionët botëror ose kampionët univers .... Etj, ndërsa të gjitha këto komplimente sjellin zemërimin e Allahut të Gjithfuqishëm dhe të  Dërguarit të Tij.

4 – Në zemrat e lojtarëve dhe të tifozëve mbillet shpirtligësia, keqdashja, inati dhe urrejtja, aq shumë saqë vetëm All-llahu Subhanehu ve Teala e din.

5 - Individët e shoqërisë, e sidomos të rinjtë, janë të prekur ndonjëherë me frustrim, mërzitje, irritim, zhgënjim dhe dëshpërim, ngase ata mendojnë se gjatë viteve që ata kaluan në arsim ose punën e vështirë, nuk u sjelli dobi atyre, ndërsa ata i shohin lojtarët të cilët janë të paarsimuarë, të pa kualifikuar,.... , marrin miliona dollarë vetëm për të lëvizur këmbët e tyre.

Vërejtje:

Paga vjetore e disa lojtarëve arrinë shumën e 50.000.000 dollarëve, edhe pse ata nuk japin një përfitim të vërtetë për shoqërinë, ndërsa mjekët, inxhinierët, studiuesit, shkencëtarët, punëtorët me profesione të vështira dhe të rrezikshme dhe të tjerët që japin një përfitim të vërtetë për shoqërinë dhe shpiejnë njerëzit e tyre drejt zhvillimit dhe prosperitetit, si dhe ata nuk marrin as 0,001% sa rrogat e lojtarëve ... Kjo me të vërtetë është një kohë e çuditshme ....

Së gjashti, paralajmërimet e përgjithshme:

Mund të shkaktojë shumë rreziqe për marrëdhëniet dypalëshe mes vendeve të tilla si lufta që shpërtheu midis Hondurasit dhe El Salvador më 1969, në të cilën 500 persona humbën jetën... dhe shumë e shumë rreziqe të tjera ...!!!

Vërejtje:

Një numër I madh I  muslimanëve dëshirojnë të jenë lojtarë të futbollit për shkak se ata shpresojnë në atë, që I çon ata drejt mëkateve dhe mizorisë, andaj jeni të kujdesshëm dhe të vetëdijshëm o vëllezërit e mi, ngase veprat janë dhe shpërblehen sipas qëllimit.

Së fundi, në vijim është Fetava e dijetarëve të mëdhenj:

Shtrohet pyetja: Çfarë është gjykimi, I të shikuarit ndeshje sportive si kupa botërore dhe të tjera?

Përgjigjja: Luajtja e futbollit kundër parave apo shpërblimeve të tjera është i ndaluar, sepse kjo është një kumar. Gjithashtu, nuk është e lejuar për të marrë zëvendësim, përveç asaj që është e lejuar nga sheriati si zëvendësim I rezultuar nga garat e kuajve dhe deveve dhe harkut. Pra, nëse shikuesi e din se ndeshja është duke u luajtur kundër një zëvendësimi, nuk do të ishte e lejueshme për atë që të shikonte atë. Por në qoftë se ndeshja nuk ka të bëjë me kundër zëvendësim, shikuesi nuk do të ishte i hutuar nga namazi dhe obligimet tjera si dhe nëse ndeshja nuk do të inkludonte diç nga  ndalimet (si zbulimin e vendeve të turpshme (auretiti), përzierjen midis burrave dhe grave, ose ekzistimi i instrumenteve muzikore), në këtë rast do të ishte e lejueshme për të parë atë.

Fetava e lartshënuar ishte lëshuar nga komisioni i përhershëm për Fetava nën numrin (15/238) dhe u dha nga Sheikh Abdul Aziz Bin Baz rahimehull-llah (All-llahu e mëshiroftë), Sheikh Muhammed Ibn Ibrahim Ali Sheikh, Sheikh Salih Bin Fevzan el Fevzan dhe Sheikh Bekr bin Abdullah Ebu Zeid.

Të dashur vëllezër:

Në ditën e kijametit njeriu nuk do të jetë i pyetur për ndeshjet e futbollit, por ai do të pyetet në lidhje me obligimet e tij, namazin, mëkatet dhe kohën e tij ...

I Dërguari salall-llahu alejhi ve selem  ka thënë: “Nuk do të lëvizë këmba e birit të Ademit Ditën e Gjykimit derisa të pyetet për katër gjëra: për jetën e tij se ku e ka harxhuar; për rininë e tij se ku e ka shfrytëzuar; për pasurinë e tij se nga e ka fituar dhe ku e ka harxhuar; dhe për dijen e tij se çfarë ka punuar me të.” (Transmeton Tirmidhiu)

Lusim Allahun e Lartmadhëruar që të na bëjë ne dhe ju dhe të gjithë muslimanët që kohën tonë ta shfytëzojmë në dobi dhe në kryerjen e veprave të mira… Me të vërtetë Ai është i Gjithëfuqishmi për të bërë këtë ...

Related posts

Description: Sporti dhe futbolli Rating: 4.5 Reviewer: AlbianSadikuu ItemReviewed: Sporti dhe futbolli
Al
Mbah Qopet Updated at: 11:38 AM

0 komente:

Post a Comment