Ju Lutem Na Ndiqni Ne Facebook Duke Klikuar Like!

Sep 17, 2014

Drogë në makinat e zyrtarëve të Vatikanit

Dy shofer të zyrtarëve të lartë të Vatikanit janë arrestuar në Francë pasi u kapën duke vozitur një makinë diplomatike që mbante kokainë dhe kanabis.
Katër kilogramë kokainë dhe 200 gram kanabis u zbuluan nga zyrtarët e doganave në Savoie, një qytet në Alpet franceze. 
Kjo ngarkesë me drogë u zbulua gjatë një kontrolli rutinë të automjetit zyrtar të Vatikanit me targa diplomatike.
Policia gjyqësore në Lyon ka hapur një hetim ndaj dy italianëve të moshës 30 dhe 41 vjec, ndërsa ata u arrestuan.
Një hetim paraprak tregoi se makina i përket 91-vjeçarit argjentinas, Kardinalit Jorge Maria Mejia.
Ndërkohë Vatikani ka mohuar se ndonjë prej personelit të tij janë të përfshirë në rastin, njoftoi Agjencia I.Media, një agjenci lajmesh e cila është e specializuar për raportimin në Vatikan.
Selia e Shenjtë e të krishterëve është e mbuluar nga skandalet për abuzim me paratë dhe pedofili, ndërsa për akuzën e fundit janë arrëstuar dhjetëra pjestarë të klerit.

Related posts

Description: Drogë në makinat e zyrtarëve të Vatikanit Rating: 4.5 Reviewer: AlbianSadikuu ItemReviewed: Drogë në makinat e zyrtarëve të Vatikanit
Al
Mbah Qopet Updated at: 6:51 AM

0 komente:

Post a Comment