Ju Lutem Na Ndiqni Ne Facebook Duke Klikuar Like!

Jun 30, 2014

Gjërat që prishin agjërimin

Lavdi Allahut dhe paqja qoftë mbi Vulën e pejgamberëve. 

Kur shejh Khalid ibn Ali el-Mushejkih përfundoi shpjegimin e tij të 
kaptinës së agjërimit nga libri Zad el-Mustekna, ai nisi të parashtrojë 
disa gjëra bashkëkohore të cilat prishin agjërimin. Ai foli hollësisht 
rreth këtyre gjërave dhe shpjegoi qëndrimet mbizotëruese të 
dijetarëve. Allahu e shpërbleftë dhe pruftë dobi për muslimanët 
nga dija e tij. E lus Allahun që këtë punim ta bëjë të sinqertë për hir 
të Tijin, meqë Ai është më i mëshirshmi.

Dijetarët janë pajtuar mbi katër gjëra që e prishin agjërimin. Ato 
janë:

1. Ngrënia 
2. Pirja 
3. Marrëdhënia seksuale 
4. Menstruacionet dhe gjakderdhja pas lindjes 

Sa i përket ngrënies, pirjes, dhe marrëdhënies seksuale, Allahu i 
madhëruar i shpjegoi në ajetin vijues: 

“Tash mund të keni marrëdhënie seksuale dhe të kërkoni atë që 
Allahu caktoi për ju (fëmijë), dhe të hani e të pini, derisa peri i 
bardhë (drita e ditës) të dallohet nga peri i zi (errësira e natës); 
pastaj plotësojeni agjërimin tuaj deri në muzg (aksham)”. 

Këto gjëra janë shpjeguar edhe në hadithin e pejgamberit (salallahu 
alejhi ue selam), që është transmetuar nga Buhariu nga Aisha (radi 
Allahu anha): 

Gjërat e reja që prishin agjërimin:

1.Spërkatësi (Sprej) i gojës
2.Pilulat që vendosen nën gjuhë 

3.Gastroskopia 
4.Pikat e hundës
5.Spërkatësi i hundës 
6.Anestezioni
7.Pikat e Veshit
8.Losioni i veshit (pastrimi i veshit)
9.Pikat e syrit
10.Injeksionet terapeutike
11.Pomadat apo kremat dhe ngjitësit terapeutik
12.Futja e tubës në arterie
13.Dializa
14.Dhurimi i gjakut 


Related posts

Description: Gjërat që prishin agjërimin Rating: 4.5 Reviewer: AlbianSadikuu ItemReviewed: Gjërat që prishin agjërimin
Al
Mbah Qopet Updated at: 3:22 AM

0 komente:

Post a Comment