Ju Lutem Na Ndiqni Ne Facebook Duke Klikuar Like!

Oct 14, 2013

Madhështia e Ditës së Arafatit

Madhështia e Ditës së Arafatit

Me emrin e All-llahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit

Dita e Arafatiti ... dita më me vlerë e tërë vtit ... po nëse je i falur sot do të jesh pa mëkate ... pa gjunahe ... pa vepra të liga ... sikur një i posalindur ...


Ne duhet të rilindim sot ... në këtë ditë ... dita e vitit ... në të cilën numër i madh i njerëzve do të jenë të liruar nga zjarri i Xhennemit ... dita e Arafatit.

E pse jo? Pse të mos jet logo-ja e jonë për këtë ditë të Arafatit "Unë jam i posalindur"?

Të gjithë ne, ai që është besimtarë i denjë, ai që hapëroi drejt rrugës së All-llahut, ai i cili është ende në fillim si dhe ai i cili është ende në mëdyshje "duke menduar rreth kësaj"... të gjithë ne duhet dhe kemi nevoj të jemi të posalindur.

I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve selem tha: “Imani vjetërsohet në zemrën e dikujt nga ju ashtu siç vjetërsohet rroba”. (Transmeton Hakimi dhe thotë se hadithi është sahih.)

Vjetërsohet këtu do të thotë i grisur në copa dhe nuk mund të përdoret më përsëri.

Kjo zemër është lodhur dhe sëmurur nga sprovat, brengat, telashet, problemet e shumta.

Pra, ne kemi nevojë për një zemër të re, një jetë të re, ne kemi nevojë për të hapur sytë tanë të ndjejmë domethënien, siç ishim në fillim kur ne kishim vendosur që të pendohemi ose si ai i cili me të vërtetë dëshiron të jetë, person i angazhuar me dashurinë dhe kënaqësinë e All-llahut të Lartmadhëruar dhe zemra e të cilit çdo ditë e më shumë i afrohet Atij të Madhëruarit ... Po, unë jam i posalindur .

Betohem në emrin e All-llahut, që nuk ka Zot tjetër pos Tij, të gjitha kushtet janë të përgatitura për ju dhe nuk ka asgjë më të lehtë se sa kjo. Ju nuk duhet të lejoni që të ju ik kjo mundësi.

Këto orë të pakta të agjërimit janë të barabarta me 24 muaj dhe kjo shpie në faljen e mëkateve të vitit të kaluarë dhe vitit të ardhshëm.

Disa orë agjërim, agjëroi ata sa më mirë, premtoi All-llahut se do të bëhesh një person i ri, jo vetëm të agjërosh këto orë dhe më pas të harrosh atë që ke premtuar. Jo, ky nuk është qëllimi. Qëllimi është që të provosh me veten tënde dhe të japësh mundin tënd sepse të gjitha shkaqet ndihmuese janë në dispozicion. Shiko se sa e çmuar është kjo mundësi!

Transmeton Muslimi nga Aisheja radijall-llahu anha se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Nuk ka ditë në të cilën All-llahu liron njerëz nga zjari i Xhehennemit më shumë sesa në ditën e Arafatit. "

Pasha Madhërinë e All-llahut , kjo nuk është vetëm për njerëzit që janë duke qëndruar në Arafat, por kjo vlen për të gjithë ne. Dhe Ai vjen më afër, kush? Zoti i Krenarisë i Gjithëfuqishmi.

Ai është shumë afër në këtë ditë ... Ai mburret..., lëvdohet ... me robërit e Tij në mesin e melekëve të Tij dhe thotë: "Çfarë duan këta njerëz?"

Çfarë ti dëshiron?... Çfarë kërkove? ... Çfarë është qëllimi dhe synimi yt?

Çelësi i gjithë kësaj duhet të jetë sinqeriteti .... Kryesore duhet të jetë vërtetësia e bindjes në lutjet ... Me rëndësi duhet të jetë synimi i sinqertë vetëm për hir të All-llahut.

Ibën Omeri, radijall-llahu anhu, thotë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “All-llahu mburet para melekëve ditën e Arafatit me ata që qëndrojnë në Arafat dhe thotë: shikoni robët e Mi, Më kanë ardhur të raskapitur dhe të pluhërosur”. (Transmeton Ahmedi, hadithi është sahih .)

Nxjerrja nga zemra dashurinë për jetën e kësaj bote. Nëse kjo del nga zemra yte dhe nëse ke tubuar të gjithë atë që të brengos dhe preokupon e që është jeta e botës tjetër (ahireti), All-llahu do të zgjidhë të gjithë atë që të brengos, çdo gjë që qarkullon në mendjen tënde dhe do të shkurtojë distancën në mes teje dhe All-llahut.

Çfarë është duke kaluar nëpër mendjen tënde?, Problemet familjare?, Provimet?, Martesa?, Puna?, Pasuria?Si do të ndertosh një shtëpi?, Çfarë do të bësh?, Ose si do të menaxhosh shtëpinë tënde dhe kujdesin e fëmijëve?, All-llahu të mjaftonë .. po të mjaftonë në të gjitha çfarë po ndodh me mendjen dhe problemet tua. Paramendo ... Ata erdhën tek Unë të raskapitur dhe të pluhurosur ... ata nuk janë të shqetësuar nga pamja e tyre, apo nga ndonjë gjë tjetër ... Kam ardhur tek Ti o Zoti im më prano mua ashtu siç jam.

Shpërblimi është aq i madh. Është lirim nga zjarri i Xhehennemit. Në ditën e Arafatit lutjet janë të përgjigjura dhe të metat janë të korrigjuara. Kjo është një ditë të cilën All-llahu e nderoi dhe e ngriti mbi të gjitha ditët e tjera. Kjo është një ditë në të cilën All-llahu ka përsosur fenë dhe përmbushur të mirat. Kjo është një ditë në të cilën All-llahu i falë të gjitha mëkatet dhe liron qafat nga Zjarri, Ne e lusim All-llahun e Plotfuqishëm për lirimin e qafave tona nga Zjarri.

A dëshiron që të lirohesh nga zjarri i Xhehennemit? Zemrat yte duhet të digjet për pendim. Zemrat tona duhet të jenë të brengosura duke shpresuar se Al-llahu do të na falë, dhe lëshoj mëshirën e Tij mbi ne në këtë ditë të madhe.

Detyrat për ditën e Arafatit

1 – Të jemi modest dhe të përulur .
2 – Të ndjejmë dhe përjetojm kuptimin e Haxhit në zemrat tona që të mund të bëjm haxh me zemrat tona .
3 – T’I pastrojm zemrat tona nga njollat, brengat dhe dashuria e jetës së kësaj bote. Njëri nga paraardhësit tanë të mirë (selefus-salih) ka thënë: Unë qëndrova në Arafat dhe me vete kisha paratë e mia. Dhe vendosa se dëshiroj të lutem pa valixhen e rëndë të kësaj bote .. E hodha poshtë atë së bashku me pasurinë time, përderisa ata rrokulliseshin në kodrën e Arafatit unë fillova që t’i lutem All-llahut të Gjithëfuqishëm deri në perëndim të diellit. ... SubhanAll-llah ... kjo ishte pastrimi zemrës së tij nga jeta e kësaj bote.

Shikoni edhe më tej se çfarë kishin shprehi paraardhësit tanë për të bërë:
Ata peshonin veten e tyre dhe krahasonin peshën e tyre me argjend dhe ari dhe tërë atë e jepnin si lëmoshë. Amër Bin Abdullah ka sakrifikuar gjithçka për fenë e tij. Habib ka sakrifikuar katër mijë dërhem për hir të All-llahut kurse Ebu Hurejre radijall-llahu anhu nga që ishte i varfur dhe nuk posedonte pasuri ai bënte dymbëdhjetë mijë herë dhikër (nga më të ndryshmet: istigfar,tesbih,vepra nafile,agjërim, ... etj.) në ditë.

Detyra jonë:

Kjo është një ditë ku kushdo që kujdeset për gjuhën, shikimin dhe dëgjimin e tij, do të jetë i falur.

Pra, atë që duhet bërë në shtëpitë tona është që të bëjmë Itikaf (izolim) nga agimi deri në muzg. Të marrim një pushim dhe t’ia kushtojmë me adhurim ndajAll-llahut. Kur të kthehemi nga puna , të izolojm vetvetet dhe kohën tonë tia përkushtojmëAll-llahut në adhurim.

"Heshtja është shpëtim". (Transmeton Tirmidhiu dhe klasifikuar si sahih nga sheikh Albani. )

Ne duhet të jemi të heshtur për të kontrolluar dëgjimin, shikimin dhe gjuhën tonë. Gjëja më e mirë për të bërë është që të mbyllemi në shtëpi larg nga shoqëria. Do të ishte edhe më mirë nëse këto orë I shpenzojm në xhami, sepse për sa kohë që të jemi atje engjëjt do të thonë: O Allah fale dhe ke mëshirë ndaj tij ".

4 – Le të bëjm sa më shumë dhikr në këto dhjetë ditë, sepse ata janë vepra të përjetshme. Mbaje gjuhën tënde të lagur me Subhan All-llah, El hamdu lilah, La ilahe Il-la Al-llah, All-llahu Ekber (Lavdi i qoftë All-llahut, gjithë falënderimi i qoftë All-llahut, nuk ka Zot pos Tij, All-llahu është më i Madhi).

Detyra jonë është që të lavdërojm, dhe lartësojm All-llahun e Madhëruar, si dhe të bëjmë dua (lutje) gjatë tërë kohës.

O All-llah Ti je Falës, e don Faljen andaj na fal ne ...

Related posts

Description: Madhështia e Ditës së Arafatit Rating: 4.5 Reviewer: AlbianSadikuu ItemReviewed: Madhështia e Ditës së Arafatit
Al
Mbah Qopet Updated at: 8:13 AM

0 komente:

Post a Comment