Ju Lutem Na Ndiqni Ne Facebook Duke Klikuar Like!

Sep 17, 2013

A lejohet shkuarja në eskurzion me shkollën?

Pyetje: Selamu alejkum. Kisha nje pyetje per hoxhen e nderuar. Kete vit jam maturante dhe shkolla per cdo vit organizon shetitje per ne Shqiperi. Deshta ta pyes hoxhen a eshte haram me shku ne kete shetitje? Allahu ju shperblefte per punen qe po e beni. Selamu alejkum.



Përgjigje:

Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.



Shëtitjet dhe ekskurzionet të cilat organizohen për shkollat e mesme, janë një fatkeqësi e madhe për rininë e këtij populli. Këto shëtitje, janë një prej shkaqeve nëpërmjet të cilave i riu apo e reja, i jep fund nderit dhe moralit të saj. Sa prej njerëzve, në këto eksurzione e kanë provuar për herë të parë alkoolin? Sa prej të rinjëve, në këto shëtitje për herë të parë e kanë provuar prostitucionin? E mos të flasim për muzikë, duhan dhe gjëra tjera të ndaluara.


Kështuqë, themi se nuk lejohet muslimani apo muslimanja të merr pjesë në këto shëtitje, dhe ta hidhërojë Allahun (azzevexhel), për një dëshirë në të cilën e nxitë Iblisi dhe paria e tij prej djajve dhe njerëzve.



Allahu e di më së miri.

Omer Bajrami

Related posts

Description: A lejohet shkuarja në eskurzion me shkollën? Rating: 4.5 Reviewer: AlbianSadikuu ItemReviewed: A lejohet shkuarja në eskurzion me shkollën?
Al
Mbah Qopet Updated at: 7:14 AM

0 komente:

Post a Comment