Ju Lutem Na Ndiqni Ne Facebook Duke Klikuar Like!

Jul 7, 2013

Kush është shejtani?

All-llahu [subhanehu ve teala] e ka mallkuar shejtanin
Kush është shejtani?
Esh-Shejtan (dreqi, djalli), është i njohur ndër dijetarët si xhin i fëlliqur (shëmtuar), e ka krijuar All-llahu  nga tymi i zjarrit, ka mohuar, refuzuar dhe rebeluar nga Krijuesi i tij, ka përqëndruar në mashtrimin e njeriut që ta largojë nga rruga e drejtë, ta çojë në dalalet (humbje) dhe t’ia çrregullojë atij jetën.
Ndërkaq shejtani te moralistët është trupërim i sherrit (të së keqes), e ai është shpirt keqbërës, çrregullues dhe mashtrues.
Shejtani është Iblisi. Ndërkaq All-llahu  thotë:

“Djalli ju frikëson nga varfëria dhe ju urdhëron për të këqija, e All-llahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; All-llahu është dhurues i madh, është i gjithëdijshëm”.(El-Bekare: 268)

____________________________________________________________________________
POSTE TJERA:
___________________________________________________________________________


Shejtan është çdo mendjemadh (arrogant), i rebeluar nga njerëzit, xhinnët apo kafshët.
All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

“E kur i takojnë ata që besuan thonë: “Ne kemi besuar!” Por kur veçohen me djajt (parinë) e vet u thonë: “Ne jemi me ju, ne vetëm jemi tallur (me besimtarët)”.(El-Bekare: 14),

Pra shokët e tyre janë nga njerëzit dhe xhinnët.Shejtan është çdo fuqi turpëruese e drejtuar ndaj njeriut.
Ndërkaq në hadith qëndron: “Hasedi (zilia) është shejtan, edhe hidhërimi është shejtan”.Po ashtu është thënë se shejtani është gjarpër i fëlliqur.
Çfarë ka thënë All-llahu  për shejtanin?
All-llahu  për shejtanin ka thënë: “Ata nuk lusin tjetër pos Tij, vetëm (emra idhujsh) femra dhe nuk lusin tjetër pos djallit plot sherr. Atë e mallkoi Allahu. Ai ka thënë:

“Unë do të përfitoj një pjesë të caktuar të robërve të Tu”. (En-Nisa: 117-118)

Kuptimi dhe dobia:
Është përmendur emri i shejtanit (dhe shumësi i tij shejatin) në tetëdhjetë vende në Kur’an, shejtani është quajtur si i mallkuar, plot sherr dhe rebel, kurse pjellë e tij është kufri, refuzimi dhe armiqësia ndaj njerëzve.
Këtë tekst nuk e kam gjetur në përmbledhjet më të mëdha të haditheve. (Recensuesi).

Ajetet kur’anore na paralajmërojnë nga mashtrimet e shejtanit e ato janë premtime dhe pretendime batile (të kota), të tjerëve u jep guxim për amoralitet, e mos të flasim se sa ai përhap armiqësi dhe fitne (çrregullim) ndërmjet njerëzve.
Megjithatë, Iblisi përmendet bashkë me përmendjen e rrëfimit të krijimit të Ademit [alejhis-selam] dhe refuzimit të tij që t’i bie në sexhde babait të njerëzimit.

Shejtani vetvetes i përshkruan atë çka është në shpirt nga epshet, arrogancat, si dhe i përshkruan pasuesve të tij nga mushrikët e të këqijtë në përgjithësi. Muslimani atë e lufton me vetveten e tij, ashtu siç e lufton me pasimin e tij. Kjo është një betejë e vetme e ndërlidhur dhe e gjatë tërë jetën…
All-llahu [subhanehu ve teala] ka thënë:

“Shejtani i nxiti ata të dy (i mashtroi), që t’ua zbulojë atyre pjesët e turpshme që u ishin të mbuluara dhe tha:
“Zoti juaj nuk ua ndaloi juve dyve atë pemë vetëm që të mos bëheni melekë (engjëj), ose të mos bëheni prej të përjetshëmve”. (El-A’raf: 20);
“Bisedën e fshehtë e nxit vetëm djalli për t’i shqetësuar ata që besuan, ndonëse ajo nuk mund t’i dëmtojë ata fare pa dëshirën e Allahut, andaj vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët!” (El-Muxhadele: 10);

“Dhe mos hani nga ajo që (para therjes së saj) nuk është përmendur emri i Allahut, vërtet ajo (ngrënia) është mëkat. Djallëzit i nxisin miqtë e vet që t’ju polemizojnë juve, e nëse i dëgjoni ata, atëherë jeni si ata (idhujtarë)”.(El-En’am: 121);

“Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata përkujtojnë (Allahun), dhe atëherë shohin (të vërtetën)“.(El-A’raf: 201)

Ndërkaq, mushrikët janë larguar nga rruga e vërtetë dhe e lumtur me një largim të madh, ata adhurojnë dhe lusin përveç Allahut ,idhuj që i kanë quajtur me emra të gjinisë femrore (Latë, Uza, Menat), e ata nuk adhurojnë tjetër veç se shejtanin e rebeluar i cili i mashtron dhe futë në
krime dhe punë të këqija, e ai është Iblisi i cili ka bërë gjynah në urdhrin e Allahut , e për këtë Allahu [subhanehu ve teala] e ka larguar nga mëshira e Tij, e shejtani është betuar duke thënë: Mos më pengo nga robërit e Tu, për shkak të cilëve më largove si pasojë ose anim i përcaktuar që t’i thërras të më nënshtrohen në kufër (mosbesim) dhe kundërshtim.
Pra, o rob i All-llahut, ke kujdes nga kurthet e shejtanit, nga litarët e shejtanit, nga mashtrimet e shejtanit dhe nga dredhitë e tij, se me të vërtetë të gjitha ato të shpijnë në shkatërrim, në zjarr, në El-Xhehim…

Lusim All-llahun [subhanehu ve teala] që të na mbrojë nga tërë kjo.

Shkeputur nga libri”100 Prej te mallakuarve nga ana e Allahut dhe Pejgamberit”

Related posts

Description: Kush është shejtani? Rating: 4.5 Reviewer: AlbianSadikuu ItemReviewed: Kush është shejtani?
Al
Mbah Qopet Updated at: 11:48 AM

0 komente:

Post a Comment