Ju Lutem Na Ndiqni Ne Facebook Duke Klikuar Like!

Jul 2, 2013

Dobitë shëndetësore të agjërimit

1-Agjërimi e pastron trupin e njeriut nga dhjamrat e tepërt, të cilët shkaktojnë sëmundje të vështira me shtimin e tyre. Shëndoshja është një sëmundje e vështirë dhe mënyra më efikase për shërimin e saj është uria.
2-Agjërimi zhduk mbetjet ushqimore të pavlefshme, helmet e tepërta dhe lëngjet e dëmshme në trup. Ai ul nivelin e yndyrës në gjak dhe normalizon qarkullimin e gjakut.
3-Agjërimi ka ndikim mjaft pozitiv ndaj shumë sëmundjeve. Ai ndikon pozitivisht kundër sëmundjeve të aparatit tretës, kundër tensionit të lartë të gjakut dhe kundër çrregullimeve psikologjike dhe emocionale.
4-Agjërimi ka një ndikim mahnitës në ruajtjen e shëndetit, sidomos kur kryhet rregullisht,. duke pasur parasysh kohën e tij më të përshtatshme fetarisht dhe nevojën e trupit. Ibn Kajjimi në librin e tij “Mjekësia Profetike” e ka cilësuar këtë gjë.
Mjekët në Perëndim i kanë dhënë rëndësi përdorimit të agjërimit si një faktor efikas për shërim. Disa prej tyre kanë thënë: “Përdorimi i urisë si një faktor kurues është shumë herë më i dobishëm sesa përdoriini i ilaçeve.”
Një tjetër ka thënë: “Agjërimi i një muaji të vetëm në vit largon mbetjet ushqimore të pavlefshme në trup për tërë vitin.”
Këto janë dobitë dhe begatitë më kryesore të agjërimit në këtë jetë e në jetën tjetër, të cilin Allahu ua ka bërë detyrim myslimanëve, agjërimin e tij për çdo vit. Ky është muaji i begatë i Ramazanit.


Related posts

Description: Dobitë shëndetësore të agjërimit Rating: 4.5 Reviewer: Denis ItemReviewed: Dobitë shëndetësore të agjërimit
Al
Mbah Qopet Updated at: 1:05 PM

0 komente:

Post a Comment