Ju Lutem Na Ndiqni Ne Facebook Duke Klikuar Like!

Jul 5, 2013

Dallimet ne mes te namazit te Xhumase dhe te Drekes

  • Xhumaja nuk realizohet derisa të ketë xhematë. Dijetarët dallojnë rreth numrit të saktë për xhematë. Dreka është e saktë qoftë me një person apo me xhematë.
  • Xhumaja mund të realizohet vetëm në fshat apo qytet. Dreka mund të falet kudo.
  • Namazi i Xhumasë nuk është detyrë për udhëtarin. Nëse një grup udhëtarësh kalojnë afër një xhamie në qytet ku xhumaja është falur nuk kanë nevojë që ta falin. Namazi i Drekës falet qoftë nëse personi udhëton ose jo.
  • Namazi i Xhumasë falet vetëm në një xhami, përderisa nuk ka nevojë që të falet në ndonjë tjetër. Namazi i drekës falet në çdo xhami.
  • Nëse Namazi i xhumasë humbet nuk duhet që të kompensohet. Vetëm namazi i Drekës pastaj falet, sepse kushti për xhumanë është koha e saj. Dreka mund të kompensohet nëse personi i ka ikë me ndonjë arsye të vlefshme.
  • Namazi i Xhumasë nuk është obligim për gratë. Është obligim special për burrat. Kurse, dreka është obligim për burrat dhe për gratë.
  • Robi/skllavi nuk ka nevojë ta falë Xhumanë. Robi dhe personi i lirë duhet që të falin drekën.
  • Janë disa veprime të ligjësuara përpara Xhumasë, p.sh. gusli, parfumoja, veshja e rrobave më të mira. Këto veprime të ligjësuara nuk aplikohen mbi Drekën.
  • Nëse personi humb një rekat të Namazit të Xhumasë, ai duhet që të fal drekën. Nëse një person humb një rekat të Drekës ai pastaj plotëson drekën me katër rekate, përveç nëse është udhëtar. [*Shënim: Ka dallime në mendime rreth kësaj].
  • Ka mundësi që Xhumaja të falet përpara se dielli të arrin zenitin. Nuk ka mundësi që të falet Dreka përpara se Dielli të arrin në zenitin e tij.
  • Është e ligjësuar që Xhumaja të falet me zë ndërsa dreka pa zë.
  • Është e ligjësuar që të lexohen sure të caktuara nga Kurani për Xhuma të dalluara nga dreka.
  • Hadithe janë rrëfyer që përmendin dënim për atë i cili neglizhon Xhumanë. Nuk ka rrëfime të ngjashme për Drekën.
  • Nuk ka namaze sunnet përpara Xhumasë. Profeti – alejhis-selam! – urdhëroi personin i cili prezanton në Xhuma që të fal katër rekate më pastaj. [Shënim: Ka dallime në mendime rreth kësaj]. Ka namaz sunnet përpara Drekës dhe Profeti – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem! – nuk urdhëroi ndonjë namaz pas saj. Megjithatë, ka namaz sunnet pas Drekës.
  • Janë dy ligjërime përpara namazit të Xhumasë. Nuk ka hytbe përpara namazit të Drekës.
  • Blerja dhe shtija janë të pasakta pas ezanit të dytë të Xhumasë, për personin i cili e ka obligim xhumanë. Personi i cili duhet që të falë Drekën mund të angazhohet në blerje dhe shitje pas Ezanit.
  • Nëse Namazi i Xhumasë humbet në xhami[me xhematë], nuk mund që të kompensohet aty apo gjetiu. Nëse dreka humbet në xhami, mund që të kompensohet aty apo gjetiu.
  • Duhet që të jepet leja nga Imami në mënyrë që Xhumaja të jetë në rregull. Kjo është pikëpamja e disa prej dijetarëve. Ky nuk është kusht për Drekën.
  • Engjëjt presin në derë të xhamisë në Xhuma dhe shkruajnë emrat e njerëzve të cilët prezantojnë një nga një. Kjo nuk përmendet për Drekën.
  • Namazi i xhumasë nuk mund të bashkohet me ikindinë. Dreka mund të bashkohet me ikindinë, nëse personi ka arsye legjitime për të vepruar kështu.
  • Namazi i Xhumasë nuk bën të vonohet për shkak të nxehtësisë së madhe; përkundër drekës. Ajo mund që të vonohet për shkak të motit shumë të nxehtë

Related posts

Description: Dallimet ne mes te namazit te Xhumase dhe te Drekes Rating: 4.5 Reviewer: Denis ItemReviewed: Dallimet ne mes te namazit te Xhumase dhe te Drekes
Al
Mbah Qopet Updated at: 5:33 AM

0 komente:

Post a Comment