Ju Lutem Na Ndiqni Ne Facebook Duke Klikuar Like!

Jun 23, 2013

Bejn plumba derri per ti sulmuar myslimanet tybestikfar

Plumba prej “derri” për të mbytur muslimanë!

Një kompani amerikane ka prodhuar plumba të lyer me produkt derri për t’i përdorur kundër muslimanëve, një koncept i kritikuar për shkak të të bazuarit në një kuptim të pasaktë të Kur’anit Fisnik.

Me “Jihawg Ammo” jo vetëm që ju e vrisni një terrorist islamik, por ju e dërgoni atë edhe në ferr,” tha South Fork Industries në një deklaratë shtypi të cituar nga The Washington Post.

“Kjo do të bëjë që ata të cilët po e dëshirojnë martirizimin të mendojnë njëherë pëpara se të sulmojnë.”

“Nëse ndonjëherë bëhet e nevojshme që të mbrosh vetëveten tënde dhe ata që janë përreth teje, municioni jonë funksionon në dy plane.”




Kompania që gjendet në Dalton Gardens, Idaho, thotë se municioni i saj, i quajtur “Jihawg Ammo”, është “një mjet mbrojtës ndaj atyre që dhunshëm veprojnë në emër të Islamit.”

Sipas kompanisë, plumbat janë të mbuluar me ngjyrë që ka të injektuar produkt derri, e që një gjë e tillë municionin e bën “haram” dhe të papastër.

Ajo argumenton se plumbat, të cilët do ta godasin një musliman, do e mbajnë atë larg hyrjes në parajsë.

Kompania deklaron se plumbat do të krijojnë “paqe përmes derrit” dhe një “parandalues paqësor dhe natyral ndaj Islamit radikal”.

Webfaqja zyrtare e kompanisë përmban poashtu disa slogane që konsiderohen anti-muslimane.

Ajo ekspozon veshje që shfaqin slogane si: “Vendos pak proshutë derri tek Mohamedi (origj. Put Some Ham in MoHAMed) e shumë të tjera.

Sidoqoftë, municioni ka shumë mbështetës, ku më tepër se 4300 e kanë pëlqyër në Facebook.

Një mbështetës, Tedi nga California, ka thënë se ai do t’i blejë 500 sosh, ndërsa një tjetër, Jeffrey, ka thënë se ai shpreson që dikush t’i kontrabandojë plumbat tek trupat ushtarake amerikane.

Related posts

Description: Bejn plumba derri per ti sulmuar myslimanet tybestikfar Rating: 4.5 Reviewer: AlbianSadikuu ItemReviewed: Bejn plumba derri per ti sulmuar myslimanet tybestikfar
Al
Mbah Qopet Updated at: 11:56 AM

0 komente:

Post a Comment