Ju Lutem Na Ndiqni Ne Facebook Duke Klikuar Like!

Jun 28, 2013

A lejohet Mbajtja e Qenit ne shtepi ??

Pyetje: Në shtëpi kemi një qen femër, të cilin e kemi marrë para se të mësonim vendimin e Islamit për mbajtjen e qenve pa nevojë. Pasi e morëm vesh për këtë gjë, vendosëm që ta përzëmë, mirëpo ai nuk largohet nga shtëpia jonë. Çfarë duhet të bëjmë në këtë rast? Përgjigje: Mbajtja e qenve në shtëpi, me përjashtim të disa rasteve të veçanta: p.sh. për gjah, për ruajtjen e bagëtisë apo shtëpisë etj., është e ndaluar rreptësisht. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë se mbajtja pa nevojë e qenit në shtëpi, bëhet shkak që sevapet e të zotit të qenit të pakësohen çdo ditë nga një kirat 74. Pakësimi i sevapeve (si edhe marrja e gjynaheve) tregon se vepra që e shkakton këtë gjë është e ndaluar (haram).

Mbajtja e qenve nuk është kulturë apo përparim, siç mendojnë disa muslimanë, të cilët mundohen të imitojnë verbërisht jobesimtarët,sepse qeni është një kafshë e papastër. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka urdhëruar që ena, në të cilën ka pirë një qen, duhet të lahet shtatë herë me ujë dhe një herë me dhe. Madje edhe derri,ndalimi i ngrënies së mishit të të cilit përmendet në Kur'an, nuk arrin gradën e papastërtisë së qenit. Mirëpo, për fat të keq, shohim se shumë njerëz, jo vetëm që nuk mjaftohen me mbajtjen e qenve pa nevojë, por shpenzojnë para të tepërta për t'i zbukuruar e për t'i pastruar, duke harruar se cdo gjë është në kundërshtim me mësimet e Islamit, i cili na mëson që të mos e harxhojmë pasurinë për gjëra të kota.75 Andaj i këshilloj të gjithë këta njerëz, që t'i largojnë qentë nga shtëpitë e tyre, nëse nuk kanë me të vërtetë nevojë për ta. Pika e fundit për të cilën do të flasim, ka të bëjë me atë se ç'duhet të bëjë pyetësja pasi qeni nuk largohet nga shtëpia. Detyra e saj është që ta nxjerrë nga shtëpia dhe të mos kujdeset për të, d.m.th. mos t'i japë për të ngrënë. Nëse vepron në këtë mënyrë, ka shumë mundësi që qeni të qëndrojë një kohe te dera e shtëpisë, e pastaj të largohet. Sheikh Ibën Uthejmini (Allahu e meshirofte) 74 Dijetarët nuk kanë dhënë një përkufizim të caktuar të kiratit, por në një hadith tjetër thuhet se një kirat është sa mali i Uhudit, një prej maleve në afërsi të Medines. 75 Në një prej faqeve të një gazete të huaj të mirënjohur, mes lajmeve tjera shkruhej se një bandë grabitësish kishin arritur t'i vidhnin një zonje plakë e të pasur makinën e saj luksoze, në të cilën gjendej gabimisht edhe qeni i saj i preferuar. Kur arriti të kontaktonte me grabitësit, zonja e pasur u tha: "Mbajeni makinën, por më sillni qenin, sepse ai vuan nga stomaku dhe ka nevojë për ushqim special...!!!" Kështu pra, zonja plakë frikësohej për dietën e qenit të saj të vjedhur, në një kohë kur në rruzullin tokësor gjenden me miliona njerëz, të cilët do të ishin të lumtur po të siguronin një copë bukë të thatë çdo ditë. A nuk është ky shekulli i paradokseve?

Related posts

Description: A lejohet Mbajtja e Qenit ne shtepi ?? Rating: 4.5 Reviewer: AlbianSadikuu ItemReviewed: A lejohet Mbajtja e Qenit ne shtepi ??
Al
Mbah Qopet Updated at: 12:13 AM

0 komente:

Post a Comment