Ju Lutem Na Ndiqni Ne Facebook Duke Klikuar Like!

Jun 25, 2013

A dëshiron të shpëtosh nga zjarri i Xhehenemit?!


Falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kerkojmë, atë që Allahu e udhëzon s’ka kush që mund ta humb kurse atë që e humb nga rruga e drejtë ska udhëzues për të, dëshmoj se s`ka të adhuruar tjetër me merit përveq Allahut i Cili nuk ka shokë dhe dëshmoj se Muhammedi -salAllahu alejhi ve selem- është rob dhe i Dërguar i Tij. O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)! (Ali Imran, 102)



Allahu i Lartësuar e ka krijuar zjarrin dhe ka krijuar për të banorët e tij, ku në të do të hyjë secili që e mohon Allahun apo i bën shirk {shoqërim} në adhurimin e Tij, ky person do të jetë përgjithmonë në zjarr Allahu na ruajt kurse sa i përket mëkatarëve prej besimtarëve prej Besimit të Ehli-Sunetit dhe Xhematit është se ai i cili i kryen disa mëkate në veçanti ato të mëdhatë personi i tillë e meriton dënimin, nëse donë Allahu e dënon në bazë të mëkatit të tij pastaj e futë në xhennet, nëse donë e falë atë dhe e futë në xhenet pa e dënuar,  është obligim për robin besimtarë që të largohet nga këto mëkate dhe të pendohet prej tyre në mënyrë që mos të bëhen shkak për tu dënuar në varrë dhe të hynë në zjarr. Allahu na ruajt dhe të mundohet të kryen vepra që të hynë në xhennet që në fillim pa u dënuar për arsye se pendimi prej mëkateve dhe gjynaheve dhe kthyerja tek Allahu i Madhëruar i fshinë mëkatet dhe gabimet, zbret mëshira dhe bujaria e Allahut mbi atë person që pendohet përndryshe dënohet dhe shkatërrohet në këtë botë dhe botën tjetër ai i cili nuk pendohet dhe nuk i kthehet Allahut.
Për këtë arsye u kujdesa për ty që ti shkruaj këta rreshta, këto ajete dhe hadithe të Dërguarit alejhi selam… I zgjodha disa prej tyre që janë inkurajuese dhe si tërheqje e vërejtjes nga rënia në dënimin e Allahut, Allahu na ruajt, duke shpresuar që ta gjen secili besimtarë i cili i frikësohet Allahut dhe çdo kërkues që dëshiron të shpëton nga zjarri...dëshiruam që t`ua përkujtojmë nga aspekti i ndihmesës në të mirë dhe devotshmëri dhe si këshillë ndërmjet nesh.
E lus Allahun që këtë vepër ta bën të sinqertë vetëm për hir të Tij dhe ta pranon atë dhe të kenë muslimanët prej sajë dobi. Amin.
Do ti përmendi disa vepra që kryerja e tyre bënë që njeriu të hynë në zjarrin e xhehenemit. Allahu na ruajt.

Shirku në Allahun e Madhëruar bën që njeriu të hynë në zjarr
Thotë Allahu i Lartësuar: E vetë Mesihu, (Isai), tha: “O beni israilë, adhurojeni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës. (Maide, 72)
Shirku është të marrësh ndokënd për zotë kurse Allahu të ka krijuar, ta adhurosh atë dhe ti lutesh atij, apo t´ia kryen adhurimet dikujt tjetër përveç Allahut të Lartësuar qoftë: Pemë, njeri, hënë, Pejgamberë, dijetarë, xhinnë, yll, etj... Është pyetur i Dërguari salAllahu alejhi ve selem: Cili është mëkati më i madh? Tha: Të marrësh dikën për zot kurse Allahu të ka krijuar. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).
Thotë Allahu i Madhëruar: E kur e godit njeriun ndonjë e keqe (ndonjë dëm), ai e lut Zotin e vet duke kërkuar ndihmë vetëm prej Tij, e kur nga ana e Tij i jep ndonjë të mirë (ia largon të keqen), ai e harron Atë që më parë i është lutur Atij, dhe i përshkruan shokë All-llahut për të larguar (njerëzit) nga rruga e Tij. Thuaj: “Kënaqu për pak kohë me mosbesimin tënd, se ti pa dyshim je nga banuesit e zjarrit!” (Zumer, 8)
Thotë Shejhul Islam ibn Tejmijeh Allahu e mëshiroftë: Kush merr zot tjetër përveç Allahut në atë që e meriton vetëm Allahu Fuqiplotë prej adhurimit dhe zotërimit, ai bën kufër {del nga feja} me konsensusin e të gjithë muslimanëve. {Mexhmu`u Fetafa 1/88}
Ai i cili vdes mushrik {idhujtarë} Allahu na ruajt ai do të jetë prej banorëve të zjarrit përgjithmonë.
Prej llojeve të shirkut të përhapura në shumë vende të muslimanëve është: Adhurimi i varreve dhe bindja se evlijat e tyre të vdekur ua kryejnë nevojat e tyre, ua largojnë vështirësitë, u ndihmojnë dhe kërkojnë ndihmë për ta. Thotë i Dërguari salAllahu alejhi ve selem: Kush vdes duke lutur dikën tjetër përveç Allahut do të hyjë në zjarr. (Transmeton Buhariu).
Prej llojeve të shirkut është: Besimi në ndikimin e yjeve në ndodhitë e jetës së njerëzve. Transmetohet ibn Halid El-Xhuhenij që ka thënë: Na e ka falur neve i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- namazin e sabahut në Hudejbije që atë natë një gjurmë {shenjë} ishte në qiell, pasi që e përfundoi u kthye nga njerëzit dhe tha: A e dini çfarë ka thënë Zoti juaj? Thanë: Allahu dhe i Dërguari i Tij e din më se miri. Tha: U zgjua një nga robërit e mijë besimtarë në mua dhe mohues, sa i përket atij i cili tha: Ra shiu nga mirësia dhe mëshira e Allahut ai është besimtarë në mua dhe mohues në yjet, kurse ai i cili thotë ra shiu nga filan ylli dhe filan ylli ai është pabesimtarë në Mua dhe besimtarë në yjet. (Transmeton Buhariu 991 dhe Muslimi 71)
Ky është ai shirk të cilin nuk e falë Allahu përveç se nëse pendohet njeriu prej tij.
Kush bën shirk në Teuhidin Rrububijje dhe pretendon se ka dikush në këtë ekzistencë  që e shoqëron Allahun në krijim, sundim, në dhënien e jetës në  marrjen e vdekjes, në furnizim, në dëm dhe dobi dhe të tjera që i përkasin vetëm Allahut, ai është kafir {pabesimtarë}, gjithashtu kush i bën shirk Allahut në Teuhidin Uluhije dhe pretendon se ndokush përveç Allahut e meriton adhurimin, apo e adhuron dikë tjetër bashkë me Allahun, apo mundohet të afrohet tek dikush tjetër me adhurim ai është kafir {i dalë nga feja e Allahut}.
Therja për dikë tjetër e jo për Allahun është shkak për të hyrë në xhehenem
Gjithashtu prej llojeve të shirkut është therja për dikë tjetër përveç Allahut, thotë Allahu i Madhëruar:Dhe mos hani nga ajo që (para therjes së saj) nuk është përmendur emri i All-llahut, vërtet ajo (ngrënia) është mëkat. Djallëzit i nxisin miqtë e vet që t’ju polemizojnë juve, e nëse i dëgjoni ata, atëherë jeni si ata (idhujtarë). (En`Am, 121)
Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: E ka mallkuar Allahu atë që therë jo për Allahun. (Transmeton Muslimi).
Transmetohet nga Aliu -radijAllahu anhu- se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Allahu e ka mallkuar atë që i mallkon prindërit e tij, Allahu e ka mallkuar atë që ther për dikë tjetër e jo për Allahun, Allahu e ka mallkuar atë që e strehon bidatxhinë… (Transmeton Muslimi).
Transmetohet nga Ibn Abassi -radijAllahu anhuma- i cili ka thënë: Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Është i mallkuar ai i cili therë për dikë tjetër e jo për Allahun. (Sahihul Xhami 5891)

Lënia e namazit është prej kufrit dhe shkak për të hyrë në xhehenem
Thotë Allahu i Madhëruar: “Çka u solli juve në Sekar?” Ata thonë: “Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin (që bënin namaz). (Mudethir, 42-43)
Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Gjëja e parë për të cilën do të pyetët robi në ditën e kiametit është namazi, nëse e ka kryer atë si duhet i shkruhet shpërblimi i plotë, nëse nuk është prej atyre që e ka kryer, Allahu iu thotë melaikëve: Shikoni mos po gjeni tek robi namaz nafile dhe zëvendësojani me farze? Pastaj për zeqatin po kështu pastaj pyetët për veprat. (Sahihul Xhami 2574)
Transmetohet nga Ibn Mesudi -radijAllahu anhu- i cili ka thënë: Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Gjëja e parë për të cilën do të pyetët robi është namazi. (Sahihul Xhami 2572)
Ka thënë i Dërguari jonë -salAllahu alejhi ve selem-: Marrëveshja në mes nesh dhe atyre {pabesimtarëve} është namazi, kush e len atë ka bërë kufër. (E ka bërë Sahih shejh Albani në Sahihu Et-Tergib 565)
Gjithashtu fjala e të Dërguarit -salAllahu alejhi ve selem-: Çelësi i xhennetit është namazi sepse dyert e xhennetit janë të mbyllura dhe adhurimet i hapin ato kurse shtylla e adhurimeve është namazi. (Avnul Mabud 1/60)

Syefaqësia është prej shirkut të fshehtë dhe është prej dyfytyrësisë
Thotë Allahu i Madhëruar: Munafikët përpiqen të mashtrojnë All-llahun (duke u paraqitur rrejshëm si besimtarë), por All-llahu mbizotëron dinakëritë e tyre. Ata edhe kur falen, falen me përtaci dhe vetëm sa për t’u dukur te njerëzit dhe fare pak e përmendin All-llahun. Ata janë të luhatshëm ndërmjet atij dhe atij (besimit dhe mosbesimit) e nuk janë as me ata (me besimtarët) as me ata (me jobesimtarët). Po atë që e mposht All-llahu, ti nuk mund të gjesh shpëtim për te. (Nisa, 142-143)
Transmetohet nga Ebu Hurejrete -radij-Allahu anhu- që ka thënë: Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: I pari që do të gjykohet në ditën e kiametit është një njeriu i cili ka rënë shehid. E sjellin atë dhe ai e njeh shpërblimin e shehidllëkut, i thuhet atij: Çfarë bëre me të? Thotë: Kam luftuar për Ty derisa rashë shehid, thotë gënjen ti ke luftuar që të thonë trim dhe të kanë thënë, pastaj urdhërohen melaiket që ta marrin dhe ta hedhin në zjarr me fytyrën e tij, pastaj një njeri i cili e ka mësuar diturin dhe ua ka mësuar të tjerëve, e ka lexuar Kuranin e sjellin atë dhe e njeh vlerën e kësaj dhuntie. I thonë: Çfarë ke vepruar me këtë? Thotë: E kam mësuar diturin dhe e kam lexuar për Ty Kuranin thotë: Gënjen ti e ke mësuar diturin që të thonë dijetarë dhe e ke lexuar Kuranin që të thonë lexues i Kuranit dhe të kanë thënë, pastaj urdhërohen melaiket dhe merret ngrihet zvarrë derisa të hidhet me fytyrën e tij në zjarr, pastaj një njeri të cilit Allahu i ka dhënë pasuri të gjerë prej të gjitha llojeve të pasurisë sillet në ditën e kiametit dhe e njeh pasurin e tij i thonë: Çfarë bëre me këtë pasuri? Thotë: S’kam lënë rrugë prej rrugëve të hajrit përveçse kam dhënë në atë rrugë për hir Tëndin o Allah. Thotë: Gënjen mirëpo ti ke dhënë për të  thënë njerëzit je bujarë dhe të kanë thënë, pastaj urdhërohet dhe e marrin melaiket ngrihet zvarrë me fytyrën e tij dhe hidhet në zjarr. (Transmeton Muslimi)

Kufri është shkak për shkatërrim dhe humbje
Thotë Allahu i Madhëruar: Ta, Sin, Mim. Këto janë ajetet e librit (të Kur’anit) të plotkuptueshëm. Që po t’i lexojmë ty nga lajmi rreth Musait e faraonit, e që është e vërtetë për një popull që beson. Me të vërtetë, faraoni ka ngritur kokën lart në tokë, e popullin e saj e grupëzuar dhe një grup prej tyre e shtyp, ashtu që djemt e tyre ua mbyt, e gratë e tyre ua lë të jetojnë. Vërtet, ai ishte prej më shkatërrimtarëve. (Kasas, 1-4)
Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: S’ka me hyrë në xhennet asnjë i cili në zemrën e tij ka mendjemadhësi sa grimca e atomit. (Transmeton Muslimi 142)
Thotë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Ka qenë një njeri duke ecur me mendjemadhësi Allahu e ka shafitë tokën dhe ai vazhdon të gëlltitet nga toka deri në ditën e kiametit. (Transmeton Buharit 5790 dhe Muslimi 2088)
Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Do të tubohen diktatorët dhe mendjemëdhenjtë në ditën e kiametit në madhësi sa grimca do ti shkelin njerëzit. (Sahihul Xhami 8040)

Fitimi i haramit, ngrënia e tij dhe veshja e tij
Nga Ebu Hurejre, radijAllahu anhu, transmetohet se ka thënë: I Dërguari, -salAllahu alejhi ve selem-, ka thënë:
Vërtet Allahu i Madhëruar është i mirë dhe nuk pranon përveç mirë, dhe vërtet Allahu u ka urdhëruar besimtarëve atë që u ka urdhëruar të dërguarve. I Madhëruari ka thënë: O ju të dërguar, hani gjërat e mira dhe punoni mirë. I Madhëruari ka thënë o ju besim-drejtë, hani gjërat e mira me të cilat u kemi furnizuar. Pastaj e përmendi njeriun, i cili ka udhëtuar gjatë me flokë të shpupuritura dhe të pluhurosura dhe i cili i shtriu duart e tij kah qielli: O Krijues, o Krijues! Kurse ushqimi i tij është haram, dhe pija e tij është haram, dhe veshmbathja e tij është haram, dhe është ushqyer me haram. E si t`i pranohet lutja e tij! (Transmeton Muslimi)
Gjithashtu nga Ebu Hurejre -radijAllahu anhu- transmetohet se i Dërguari, -salAllahu alejhi ve selem-, ka thënë: Do të vjen një kohë që njerëzit nuk do të interesohen prej nga e merr mallin, prej hallallit apo prej haramit. (Transmeton Buhariu 2059)
Ndalimi i mashtrimit

Nga Ebu Hurejre, -radijallahu anhu-, transmetohet  të ketë  thënë: Ka kaluar i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- kah një grumbull me ushqim, e futi dorën e tij në të dhe i mbet në dorën e tij ushqimi i lagur {i mykur} dhe tha: Çfarë është kjo o pronar i këtij ushqimi?! Tha: E ka goditur shiu o i Dërguar i Allahut! Tha: Pse nuk e vendose mbi ushqim që ta shohin njerëzit, kush na mashtron nuk është prej nesh. Në një transmetim tjetër: Ai që mashtron nuk është nga unë. (Transmeton Muslimi në kapitullin e Imanit 102).

Shitja e mallit duke u betuar rrejshëm
Transmetohet nga Ebu Hurejre -radijallahu anhu- se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Tre vetë Allahu nuk do ti shikon në ditën e kiametit dhe as nuk i pastron dhe për ta do të ketë dënim të rënd. Tha: E përsëriti i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- tri herë dhe tha: Kanë dështuar dhe kanë humbur ata, kush janë ata o i Dërguar i Allahut? Tha: Ai i cili i lëshon rrobat e tij nen zogun e këmbës, bartësi i fjalëve dhe ai i cili e shet mallin e tij duke u betuar rrejshëm. (Transmeton Muslimi 106)
Ndalimi nga kënga dhe muzika
Thotë Allahu i Madhëruar: Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e me qëllim që t’i largojnë njerëzit prej rrugës së All-llahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t’i marrë ato (ajetet e) All-llahut si tallje. Për ta me siguri është përgatitur dënim i turpshëm. (Llukman, 6)
Tregime boshe: E ka komentuar Ibn Abassi se është për qëllim kënga dhe muzika, po kështu e ka komentuar edhe Ibn Mesudi dhe ka thënë: Pasha Atë që s`ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Tij ky ajet ka zbritur për muzikën, fishkëllimën dhe duar trokitjen.
Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Ju kam ndaluar nga dy zëra të këqij: Një zë kur jeni në ndonjë dhunti {është për qëllim muzika} dhe një zë kur të goditeni {është për qëllim zëri kur të vdes dikush}. (Sahihul Xhami 5194)
Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Do të ketë njerëz nga ummeti im që do ta lejojnë prostitucionin, mëndafshin, alkoolin dhe instrumentet muzikore. (Transmeton Buhariu)
Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Allahu i Madhëruar e ka ndaluar për ummetin tim alkoolin, bixhozin, tarabukun, dhe çdo lloj dehëse është haram. (Sahihul Xhami 1747)..
Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Zilja është lahutë prej lahutave të shejtanit. (Transmeton Muslimi)
Është vërtetuar nga Ibn Mesudi -radijAllahu anhu- i cili ka thënë: Muzika e mbjell dyfytyrësinë në zemër ashtu siç e mbjell uji bimën.
I shkroi Omer ibn Abdul Aziz një mësuesi të fëmijëve të tij: Gjëja e parë që duhet ti mësosh fëmijët tu është urrejtja e muzikës që e kënaqin shejtanin dhe e hidhërojnë Allahun, më është transmetuar nga dijetarët e vërtet se zëri i instrumenteve, dëgjimi i muzikës dhe këngës e mbjell dyfytyrësinë në zemër ashtu siç e mbjell uji bimën. (E ka përmendur ibn Kajimi në librin Igatheu lehevan).

Ndalimi i ndërprerjes së lidhjeve farefisnore
Thotë Allahu i Madhëruar: A pritet prej jush (hipokritëve) që nëse merrni sundimin (ose zmbrapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpreni lidhjet e akraballëkut (farefisnore)? Të tillët janë që All-llahu i mallkoi, i bëri të shurdhët dhe ua verboi të parit e tyre. (Muhammed, 22-23)
Transmetohet nga Xhabir ibn Mutam -radijAllahu anhu- se e ka dëgjuar të Dërguarin -salAllahu alejhi ve selem- duke thënë: Nuk do të hyjë në xhenet ai që i ndërpret lidhjet farefisnore. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).


Mosrespektimi i prindërve është shkak për të hyrë në zjarr të xhehenemit
Thotë Allahu i Madhëruar: Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of - oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”. (Isra, 23-24)
Transmetohet nga Abdullah ibn Amer ibn Asi -radijallahu anhu-se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Prej mekëtëve të mëdha numërohen: Shirku në Allahun, mosrespektimi i prindërve, mbytja e vetvetes dhe betimi rrejshëm. (Transmeton Buhariu)
Gjithashtu nga i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- transmetohet që ka thënë: Prej mëkateve të mëdha është sharja e prindërve! Than o i Dërguar i Allahut a i shanë njeriu prindërit e tij?!  Tha: Po, ia shan babanë e dikujt dhe me këtë ai e shanë babanë e tij dhe ia shanë nënën e dikujt me këtë ai e shanë nënën e tij. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).
Në një transmetim tjetër: Prej mëkateve të mëdha është që ti mallkon njeriu prindërit e vetë! Tha o i Dërguar i Allahut: Si i mallkon njeriu prindërit e tij?, ia shan babanë e dikujt dhe me këtë ai e shanë babanë e tij dhe ia shanë nënën e dikujt me këtë ai e shanë nënën e tij. (Transmeton Buhariu 5973 )
Ka thënë i Dërguari i Allahut: Kënaqësia e Allahut është në kënaqësinë e prindërve dhe hidhërimi i Allahut është në hidhërimin e prindërve. (Silsiletu Es-Sahiha 516)
Është vërtetuar nga Ebu Bekri -radijallahu anhu- se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Të gjitha mëkateve Allahu ia shtyn dënimin  sa dëshiron Ai deri në ditën e kiametit përveç atij të cilit nuk i respekton prindërit ia shpejton dënimin. (Transmeton Buhariu)

Ndalimi i shqetësimit të fqinjit
Thotë Allahu i Madhëruar: O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burra shumë e gra. Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju. (Nisa, 1)
Transmetohet nga Ibn Omeri dhe Aishja -radijallahu anhum- që kanë thënë: Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Ka vazhduar Xhibrili -alejhi selam- të më këshillon për fqinjin derisa kam menduar se do të bëhet nga trashëguesit e mijë. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Transmetohet nga Ebu Hurejre -radijallahu anhu- se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Kush beson Allahun dhe ditën e fundit mos ta shqetëson fqinjin e tij, kush beson Allahun dhe ditën e fundit le ta nderon mysafirin e tij dhe kush beson në Allahun dhe ditën e fundit le të fol mirë ose le të heshtë. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Transmetohet nga Ebu Hurejre -radijallahu anhu- ka thënë: Tha një njeri: O i Dërguar i Allahut! Filanja bën dhiker, falë namaz, jep sadaka dhe agjëron mirëpo ajo i shqetëson fqinjët me gjuhën e sajë, tha: Ajo është në zjarr. (Transmeton, Buharit Bezari, Ahmedi, Ibn Hibani kurse shejh Albani ka thënë hadithi është sahih).


Padrejtësi ndaj njerëzve dhe ngrënia e pasurisë së tyre pa të drejtë është shkak për të hyrë në xhehenem
Thotë Allahu i Madhëruar: Dhe mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, e as mos u paraqitni me te (me ryshfet) te gjykatësit për të grabitur në mënyrë të padrejtë një pjesë të pasurisë së njerëzve, kur ju e dini (se pa të drejtë po e hani atë). (Bekare, 188)

Transmetohet nga Ebu Hurejre -radijallahu anhu- se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: A e dini kush është Muflis? Thanë: Muflis është ai i cili s´ka as dinarë dhe as dërhem. Tha: Muflis (falimentues) është nga umeti im ai i cili vjen në ditën e kiametit me namaz, agjërim, zeqatë, vjen me të gjitha këto mirëpo e ka sharë këtë dhe ka shpifur për këtë, e ka ngrënë pasurin  e këtij,  e ka derdhur gjakun e tjetrit, e ka goditur këtë, prandaj i merren këtij të mirat dhe nëse i përfundojnë të mirat i merren mëkatet e tjetrit dhe i hidhen këtij pastaj hidhet në zjarr. (Transmeton Muslimi dhe Tirmidhiu).
Transmetohet nga Ibn Abassi -radijAllahu anhuma- se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- kur e ka dërguar Muadhin -radijallahu anhu- i ka thënë:Frikësoju lutjes së atij që iu është bërë padrejtësi sepse në mes tij dhe Allahut nuk ka perde. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Ndalimi nga shqetësimi i muslimanëve sharja e tyre dhe mallkimi i ndonjërit prej tyre
Thotë Allahu i Madhëruar: E ata që fyejnë besimtarët dhe besimtaret, për çka ata nuk janë fajtorë, ata kanë ngarkuar veten me një mëkat shumë të madh. (Ahzab, 58) Pastaj thotë Allahu i Madhëruar:Mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgojoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin. (Huxhurat, 12) Pastaj thotë Allahu i Madhëruar: O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër. (Huxhurat, 11) Pastaj thotë Allahu i Madhëruar: Mjerë për secilin që ofendon e përqesh (njerëzit). (Humeze, 1)
Thotë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Njerëzit më të këqij te Allahu janë ata që ruhen njerëzit prej të keqes së tij. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).
Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Çdo musliman e ka të ndaluar për muslimanin tjetër: Nderin e tij, pasurin dhe gjakun e tij, devotshmëria është këtu dhe bënte me dorë kah zemra. (Transmeton Muslimi, Ahmedi dhe Tirmidhiu)
Transmetohet nga ibn Mesudi -radijAllahu anhu- i cili ka thënë: Sharja e muslimanit është mëkat i madh kurse mbytja e tij është kufër. ( Buhriu dhe Muslimi)
Ka thënë Pejgamberi -alejhi selam-: Mallkimi i muslimanit është sikurse me mbyt atë. (Buhriu dhe Muslimi).
Ka thënë Pejgamberi -alejhi selam-: Ata që mallkojnë s´do të jen ndërmjetësues dhe as dëshmitarë në ditën e kiametit. (Transmeton Muslimi).
Ka thënë Ebu Derda -radiAllahu anhu-: Kur robi e mallkon dikë ngritët mallkimi kah qielli dhe i gjen dyert e qiellit të mbyllura pastaj merr drejtimin djathtas dhe majtas dhe nuk gjen kanë për ta goditur, pastaj i kthehet tek ai që e ka mallkua nëse e meriton e kap mallkimi nëse jo i kthehet thanësit të tij. (E ka nxjerr Ebu Davudi, Taberani dhe shejh Albani në Silsiletu Sahiha).
Thotë Allahu i Madhëruar: Kush ma shqetëson një rob i kam shpallur luftë. (Transmeton Buhariu)
Ka thënë Pejgamberi -alejhi selam-: Musliman i vërtetë është ai që nga dora e tij dhe gjuha  e tij janë  të mbrojtur muslimanët, kurse muhaxhir është ai i cili ndalohet nga ato që i ka ndaluar Allahu. (Buhriu dhe Muslimi)
Nga Zejd ibn Halid el-Xhuhenij -radijallahu anhu- ka thënë: Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Mos e shani gjelin sepse ai ju zgjon për namaz. (Transmeton Ebu Davdu dhe Ibn Hibani)
Nga Abdullah ibn Abassi -radijallahu anhuma- transmetohet  se: Një gjel këndoi para të Dërguarit të Allahut, kurse një njeri tha: O Allah mallko  atë. Tha i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Mos thuaj ashtu. Ai është duke thirrur për namaz. (Sahi Et-Tergib).

Nuk do të hyjë në xhennet bartësi i fjalëve për ti prishur njerëzit ndërmjet veti
Thotë Allahu i Madhëruar: Mos e respekto askënd që betohet shumë dhe është i poshtër! Që është përgojues e banë fjalën ndër njerëz. (Kalem, 10-11)
Nga Hudhejfete -radijAllahu anhu- transmetohet se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Nuk do të hyjë në xhennet bartësi i fjalëve. (Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu ka thënë hadithi është Hasen Sahih kurse shejh Albani  e ka llogarit hadithin e saktë)
Transmetohet nga Ibn Abassi se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka kaluar pran dy varrezave dhe ka thënë: Këta dy janë duke u dënuar mirëpo jo për ndonjë gjë të madhe, njëri nga këta ka qenë nga ata që i ka bartur fjalët kurse tjetri nuk është kujdesur gjatë kryerjes së urinës. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).
Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Do ti gjesh njerëzit më të këqij ata që janë me dy fytyra njërit i shkon me një fytyrë kurse tjetrit me një fytyrë tjetër. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Transmetohet nga Ka`b ibn Malik i cili ka thënë: Frikësohuni nga bartja e fjalëve sepse pronari i tyre nuk ndien asnjëherë qetësi nga dënimi i varrit.
Transmetohet nga i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- i cili ka thënë: A doni t´ju tregoj për më të mirët? Thanë: Po. Tha: Ata të cilët kur të takohesh me ta përkujtojnë Allahun, a doni t´ju tregoj për njerëzit më të këqij? Than: Po. Bartësit e fjalëve për ti shkatërruar njerëzit, që i prishin të dashurit në mes veti. (Sahih el-Edebul Mufred nr. 246)
Pirja e alkoolit
Thotë Allahu i Madhëruar: O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar. Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)? (Maide, 90-91)
Nga ibn Abasi transmetohet që ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin -salAllahu alejhi ve selem- duke thënë: Më ka ardhur Xhibrili dhe më ka thënë: O Muhammed Allahu e ka mallkuar alkoolin, atë që e shtrydh, atij që i shtrydhet, pirësit të tij, transportuesit, atij që i bartet për ta pirë, shitësit të tij, blerësit, atij që i shërbehet dhe shërbyesin. (Sahih Et-Tergib 2360)
Nga ibn Omeri transmetohet së i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Çdo lloj pije dehëse është alkool dhe çdo alkool është haram, ai që e pinë alkoolin në këtë botë dhe e deponon atë dhe vdes, ai nuk do ta pinë në botën tjetër. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Në një transmetim nga Bejhekiu transmetohet se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Kush e pinë alkoolin në këtë  botë dhe nuk pendohet, ai nuk do ta pinë në botën tjetër edhe nëse hynë në xhennet. (Sahih Et-Tergib)
Ndërsa nga Ebu Musa transmetohet që ka thënë: Nuk hynë në xhennet deponuesi i alkoolit, as ai që i beson magjistarit dhe as shkeputësi i lidhjeve farefisnore.


Ndalimi i prostitucionit (Zinasë)
Thotë Allahu i Madhëruar: Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe. (Isra, 32)
Transmetohet nga Abdullah Ibn Mesudi -radijallahu anhu- i cili ka thënë: Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Nuk lejohet derdhja e gjakut të muslimanit  i cili dëshmon se s`ka të adhuruar tjetër përveç Allahut  dhe se unë jam i Dërguar i Allahut përveç se në tri raste: Plaku zinaqarë, i mbyturi për të mbyturin dhe ai i cili e braktis fenë e tij dhe ndahet nga xhemati. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Nga Semrete ibn Xhundub -radijallahu anhu- nga i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- transmetohet që ka thënë: Natën e kaluar i kam parë dy njerëz që më erdhën dhe më morën mua në një tok të pastër – e përmendi hadithin - pastaj tha: Kemi kaluar kah një vend i ndezur flakë që lartësia e atij vendit ishte e ngushtë kurse vendi i poshtëm ishte i gjerë  dhe nga poshtë dilte zjarr i madh dhe kur është ndezur fortë i ka ngrit këta njerëz aq lartë saqë gati nuk kanë dalë dhe kur fikej ktheheshin këta prapë në vendin ku ishin dhe në këtë vend gjendeshin burra dhe gra të zhveshura.

Homoseksualiteti dhe bërja marrëdhënie me gruan mbrapa
Thotë Allahu i Madhëruar: Populli i Lutit të Dërguarit i konsideroi gënjeshtarë. Kur vëllai i tyre, Luti i tha: “A nuk i frikësoheni (All-llahut)?” Unë jam i dërguari i juaj, jam i besueshëm!        Pra, kini frikë (dënimin) All-llahun dhe më dëgjoni mua! Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është te Zoti i botëve. (Të mjerët ju) A shkoni pas meshkujve të kësaj bote. E gratë tuaja i lini anash, të cilat Zoti juaj i krijoi për ju! Por ju jeni një popull që kalon çdo kufi!”     E gratë tuaja i lini anash, të cilat Zoti juaj i krijoi për ju! Por ju jeni një popull që kalon çdo kufi!” Ata i thanë: “O Lut, nëse nuk pushon (nga kjo që na thua), me siguri do të jeshë i dëbuar prej nesh!” Ai tha: “Unë jam kundër veprimit tuaj! Zoti im, më shpëto mua dhe familjen time nga ajo që bëjnë ata!” Ne e shpëtuam atë dhe tërë familjen e tij, Përpos një plake (gruas së tij) që mbeti me ata (në dënim).   E më pas i zhdukëm ata të tjerët. E Ne u lëshuam atyre një shi të jashtëzakonshëm (gurë nga qielli), e sa i keq ishte ai shi për ata të cilëve iu pat tërhequr vërejtja. Edhe në këtë kishte argument (për të mbledhur mend), po shumica e tyre nuk qenë besimtarë. (Shuara, 160-174)
Homoseksualiteti është më i keq sesa prostitucioni (zinaja).
Nga ibn Abasi -radijAllahu anhu- transmetohet që ka thënë: Ka thënë i Dërguari salAllahu -alejhi ve selem-: Ke e gjeni duke e vepruar veprën e popullit të Lutit mbyteni vepruesin dhe atij që i bëhet. (Sahih Et-Tergib)
Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: E ka mallkuar Allahu atë që e vepron veprën e popullit të Lutit. (Sahih Et-Tergib).
Nga ibn Abassi transmetohet se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Allahu nuk e shikon atë njeri i cili bën marrëdhënie me burrë apo gruan e tij mbrapa. (Sahih Et-Tergib)
TransmetonEbu Hurejre se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Kush bën marrëdhënie me gruan gjatë menstruacioneve ose me gruan mbrapa, ose shkon tek falltari dhe i beson atij, ky person e ka mohuar atë që iu është zbrit Muhammedit -salAllahu alejhi ve selem-. Kurse në një transmetim tjetër: Ky është larg nga ajo që iu është zbrit Muhamedit -salAllahu alejhi ve selem-.

Kryerja e mëkateve të vogla dhe nënvlerësimi i  mëkateve
Transmetohet nga Abdullah ibn Mesudi -radijallahu anhu- se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Mos i nënvlerësoni mëkatet e vogla për arsye se ato tubohen tek njeriu dhe e shkatërrojnë atë… (Sahihul Xhami).
Transmetohet nga Abdullah Ibn Mesudi -radijallahu anhu- që ka thënë: Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Ju i veproni disa vepra të cilat në syrin tuaj duken më të vogla se qimja kurse ne ato i llogaritnim në kohën e Pejgamberit -alejhi selam- nga mëkatet e mëdha. (Transmeton Buhariu)


Vjedhja
Thotë Allahu i Madhëruar: Vjedhësit dhe vjedhëses prejuani duart, si shpagim i veprës që bënë, (kjo masë është) dënim nga All-llahu. All-llahu është i fuqishëm, ligjdhënës i urtë. E kush pendohet pas punës së keqe (vjedhjes) dhe përmirësohet, s’ka dyshim, All-llahu ia pranon pendimin, All-llahu është që falë shumë, është mëshirues. (Maide, 38-39)
Nga Ajshja radijAllahu anha transmetohet: Se një kurejsh e dëshironte një grua Mahzumije e cila kishte vjedhur dhe thanë: Kush ka mundësi ti flet të Dërguarit -alejhi selam- dhe kush shkon dhe e dërgon Usamen të dashurin e Pejgamberit -alejhi selam-? Pasi e dëgjoi këtë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- tha: A po ndërmjetëson në një dispozitë prej dispozitave të Allahut! Pastaj u ngrit ligjëroi dhe tha: O ju njerëz me të vërtetë kanë devijuar ata që kanë qenë para jush sepse kur vidhte i ndershmi prej tyre e lënin, ndërsa kur vidhte i dobëti ia ngritnin dënimin, pasha Allahun sikur Fatimja e bija e Muhammedit të kishte vjedhur do t´ja preja dorën e sajë. (Buhariu dhe Muslimi)


Ndalimi nga përgojimi dhe shpifja
Thotë Allahu i Madhëruar: Mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut. (Huxhurat, 12)
Transmetohet nga Ebu Hurejre -radijallahu anhu- se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Përgojim është t`ia përmendësh vëllaut atë që e urren ai, e pyetën: E nëse ajo që ia them vëllaut është e vërtetë? Tha: Nëse është e vërtetë ajo që e thua për të e ke përgojuar, nëse nuk është e vërtetë atëherë ke shpifur. (Transmeton Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu)
Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Kur  jam ngritur natën e Israsë dhe Miraxhit kam kaluar kah disa njerëz që thonjtë e tyre ishin nga bakri, i gërvishtnin fytyrat dhe gjokset e tyre. Thash: Kush janë këta o Xhibril? Tha: Ata të cilët e ngrënin mishin e njerëzve dhe ua prishin nderin e tyre. (Transmeton Ebu Davudi kurse shejh Albani ka thënë hadithi është i vërtetë)
Nga Ebi Bekrete radijallahu anhu transmetohet se i Dërguari salAllahu alejhi ve selem ka thënë në hutben e tij në haxhin e lamtumirës: Me të vërtetë gjaku juaj, pasuria juaj, nderi juaj janë të shenjta ashtu siç është kjo ditë e shenjtë në këtë muaj dhe në këtë qytet, a ua kam transmetuar? (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).

Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: O ju që keni besuar me gjuhë dhe s`ka hyrë imani ende në zemrat tuaja: Mos i përgojoni muslimanët, mos ia ndiqni të metat e tyre sepse ai që ia ndjek të metat e tyre, Allahu do t´ia ndjek të metat e tij dhe atij që Allahu ia ndjek të metat e tij do ta poshtërojnë në shtëpinë e tij. (Transmeton Ebu Davudi, Ahmedi kurse Shejh Albani ka thënë hadithi është i saktë).
Thotë ibn Kajjimi Allahu e mëshiroftë: Sa njerëz i shef të devotshëm dhe janë të ruajtur nga haramet dhe padrejtësia kurse gjuha e tij s´ndalet duke ua prekur nderin e muslimanëve të gjallëve të tyre dhe të vdekurve dhe nuk mërzitet nga kjo çfarë thotë.
Këta nuk e dinë se një fjalë e vetme ka mundësi t´ia asgjëson të gjitha veprat e tij dhe t´ia shkatërron dynjanë dhe ahiretin.

Obligohen katër gjëra ndaj personit që i bartë fjalët:
E para: Mos ti beson atij sepse bartësi i fjalëve është fasik (mëkatarë i madh)
E dyta: Ta ndalon nga ky mëkat, ta këshillon atë dhe ti tregon për këtë vepër që është shumë e keqe dhe në kundërshtim me Kuranin dhe Sunetin.
E treta: Ta urren për hir të Allahut të Madhëruar, sepse bartësi i fjalëve është i urrejtur tek Allahu i Lartësuar, prandaj obligohet urrejtja e atij që Allahu e urren.
E katërta: Personin për të cilin fletë bartësi i fjalëve duhet që mos të kemi mendim të keq për të.
Nga Ebu Hurejre -radijallahu anhu- transmetohet se Pejgamberi -alejhi selam- ka thënë: Çdo musliman ndaj muslimanit e ka të ndaluar: Gjakun, nderin dhe pasurin e tij. (Transmeton Muslimi dhe Tirmidhiu)
Transmeton Ibn Ebi Dunja se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Kamata i ka nëntëdhjetë mëkate më e lehta prej sajë është sikur njeriu ta marton nënën e tij dhe kamata më e keqe është shpifja në nderin e muslimanit. (Sahih Et-Tergib)
Transmetohet nga Amer ibn Asi -radijallahu anhu-: Se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka kaluar pran një mushke të ngordhur dhe iu tha disa shokëve të tij: Që të ngrënë njeriu nga kjo derisa ta mbush barkun e tij është më mirë për të  sesa ta ngrënë mishin e vëllaut të tij musliman. (Transmeton Muslimi)
Transmetohet nga Ebu Hurejre -radijallahu anhu- se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: A e dini kush është Muflis? Thanë: Muflis është ai i cili s’ka as dinarë dhe as dërhem. Tha: Muflis (falimentues) është nga umeti im ai i cili vjen në ditën e kiametit me namaz, agjërim zeqatë, vjen me të gjitha këto mirëpo e ka sharë këtë dhe ka shpifur për këtë, e ka ngrënë pasurin  e këtij, e ka derdhur gjakun e tjetrit, e ka goditur këtë, prandaj i merren këtij të mirat dhe nëse i përfundojnë të mirat i merren mëkatet tjetrit dhe i hidhen këtij pastaj hidhet në zjarr. (Transmeton Muslimi dhe Tirmidhiu).
Zilia (hasedi)
Thotë Allahu i Madhëruar: A u kanë zili atyre njerëzve për atë që All-llahu u dha nga mirësitë e Tij? Ne u patëm dhënë pasardhësve të Ibrahimit librin e sheriatin dhe u patëm dhënë atyre pushtet të madh.  (Nisa, 54) Zilia është kur ziliqari dëshiron që ti hiqen dhuntitë vëllaut të tij për shkak të vrazhdësisë që ka ndaj tij, ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Mos e urreni njëri-tjetrin, mos keni zili, mos i ndërpritni lidhjet farefisnore dhe bëhuni vëllezër o ju robër të Allahut, nuk i lejohet muslimanit që të hidhërohet nga vëllai i tij musliman më shumë se tri ditë. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).
Gënjeshtra (rrena)
Thotë Allahu i Madhëruar: S’ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon në rrugë atë që e tejkalon dhe është rrenës. (Gafir, 28)
Thotë Allahu gjithashtu: Mallkuar qofshin gënjeshtarët! (Dharijat, 10)
Thotë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Ruani nga gënjeshtra sepse gënjeshtra dërgon në mëkate kurse mëkatet dërgojnë në zjarr, vazhdon njeriu të gënjen derisa të shkruhet tek Allahu si gënjeshtarë. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Nga Ebu Hurejre -radijallahu anhu- transmetohet se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Shenjat e mynafikut (dyfytyrëshit) janë tri: Kur flet gënjen, kur premton e thyen premtimin dhe kur i besohet diçka tradhton. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Transmetohet nga Abdullah ibn Amer ibn Asi se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Katër cilësi që gjinden tek një person ai është mynafik (dyfytyrësh)  i kulluar, ndërsa nëse gjendet ndonjë cilësi prej këtyre atëherë ky person e posedon një cilësi të munafikut: Kur i besohet diçka tradhton, kur flet gënjen, kur premton mashtron, kur kacafytet e tepron. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).

Magjistarët, falltarët dhe astrologët
Thotë Allahu i Madhëruar: (E hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që e thonin djajtë në kohën e sundimit të Sulejmanit. Po Sulejmani nuk ishte i pafé, djajtë ishin të pafé, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (ndoqën) Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t’i thonin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fé!” E, mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magji) me çka ndanin burrin prej gruas së vet, por pa lejen e All-llahut me atë askujt nuk mund t’i bënin dëm dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit). Po ta dinin, ata se për ç’ka e shitën vetveten, ajo është shumë e keqe. (Bekare, 102)
Sihri (magjia) është kufër (dalje nga feja), dënimi i magjistarit është mbytja e tij, sepse ai bën kufër në Allahun e Madhëruar dhe fitimi të cilin e fiton nga sihri e ka haram.
Astrologët dhe falltarët të dytë janë kafira nëse pretendojnë se e din gajbin (të fshehtën), kurse të fshehtën nuk e din askush përveç Allahut Fuqiplotë, thotë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Kush shkon tek falltarët dhe astrologët dhe i beson në atë që thotë ai ka bërë kufër në atë që iu është zbritur Muhammedit -salAllahu alejhi ve selem-. (Sahihul Xhami).
Kurse ai i cili shkon tek ata dhe nuk i beson asaj që thonë  nuk bën kufër nuk i pranohet namazi dyzet ditë si dënim se çfarë ka vepruar.
Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Kush shkon tek falltari e pyet për diçka nuk i pranohet namazi i tij dyzet ditë me radhë. (Transmeton Muslimi)
Thotë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Dënimi i magjistarit është goditja me shpatë.
Ka thënë Bixhale ibn abdeh: Na ka arritur shkresa e Omerit -radijallahu anhu- një vit para vdekjes së tij që ta mbyteni çdo magjistarë dhe magjistare. (Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi dhe Abdurrezaku në Musanef).
Nga Ebu Musa -radijallahu anhu- transmetohet se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Tre veta nuk hynë në xhennet: Deponuesi i alkoolit, ndërprerësi i lidhjeve farefisnore dhe ai që i beson magjistarit. ( Sahih Et-Tergib).
Ngrënia e pasurisë së jetimit
Thotë Allahu i Madhëruar: Bonjakëve (jetimëve) jepuani pasurinë e tyre (kur të rriten), dhe mos e ndërroni të pastërtinë (mallin tuaj që e keni hallall) me të ndytin (me haramin) edhe mos e hani pasurinë e tyre (të përzier) me pasurinë tuaj, se ky është mëkat i madh. (Nisa, 2)
Thotë Allahu i Madhëruar: Provoni bonjakët derisa të bëhen për martesë, e nëse vëreni te ta pjekuri, atëherë dorëzonju atyre pasurinë e tyre. Mos e hani atë duke shkapërderdhur dhe duke u ngutur para se të rriten ata. Kush është i pasur le të ruhet (shfrytëzimit të pasurisë të jetimëve), e kush është i varfër, le të hajë me maturi. E kur t’ju dorëzoni atyre pasurinë e vet, dëshmoni atë (që ju dorëzoni). Mjafton që All-llahu është llogaritës. (Nisa, 6)
Thotë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Largohuni nga shtatë mëkatet e mëdha: Pastaj e përmendi prej tyre: Ngrënien e pasurisë së jetimit pa të drejtë.
Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- nga ajo që kishte parë në Miraxh: Kam kaluar pran disa njerëzve që disa njerëz të tjerë  kujdeseshin për ta që u hidhnin gurë nga zjarri, ua hidhnin në gojët e tyre dhe u dilnin nga mbrapa. Thash: O Xhibril kush janë këta: Ata që e hanë pasurin e jetimëve pa të drejtë, këta në barqet e tyre hanë zjarr. (Transmeton Muslimi)

Britma dhe rrahja e fytyrës gjatë fatkeqësive
Ka thënë  i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Gruaja e cila ngrit zërin e sajë  gjatë sprovave dhe nuk pendohet, në ditën e kiametit i vishet një jelek dhe rroba prej katrani. (Transmeton Muslimi).
Nga Omer ibn Hattabi -radijallahu anhu- transmetohet se i Dërguari -salallahu alejhi ve selem- ka thënë: I vdekuri dënohet në varrin e tij për shkak të britmës së të gjallëve. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).
Nga Enes ibn Mali transmetohet që ka thënë: Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Dy zëra janë të mallkuar në këtë botë dhe në botën tjetër: Flauta gjatë haresë dhe vajtimi gjatë sprovave. (Sahih Et-Tergib).
Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Vajtimi është prej xhahilijetit (injorancës) dhe nëse kur të vdes vajtuesja ia prenë Allahu rrobat prej katranit dhe xhemedan nga zjarri. (Sahih Et-Tergib)
Nga Ebu Umame se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë:E ka mallkuar atë që e gërvisht fytyrën e sajë, që i shqyen xhepat e rrobave të sajë dhe atë që thirr për mjerim dhe shkatërrim. (Sahih Et-Tergib)
Dhe në fund këto janë vetëm disa nga ndalesat që nëse largohet njeriu prej tyre hynë në xhennet ndërsa nëse i vepron dhe i kryen ato bëhen shkak për të hyrë në zjarr, i përmendem për vëllezërit muslimanë dhe motrat e ndershme muslimane ndoshta do të jetë shkak për braktisjen e mëkateve dhe gjynaheve.

Transmetohet nga Sehl ibn Sad -radijallahu anhu- se i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem- ka thënë: Mos i nënvleftësoni mëkatet  sepse shembulli i atij që i nënvleftëson mëkatet  është sikurse shembulli i disa njerëzve që zbresin në fund të luginës dhe secili prej tyre fillon të mbledh nga një thupër derisa i mbledhin aq shumë dhe i ndezin ato për ta përgatitur bukën e tyre kështu nënvleftësimi i mëkateve e shkatërrojnë njeriun. (Sahih Et-Tergib)
Transmetohet nga Abdullah Ibn Mesudi -radijallahu anhu- që ka thënë: Ka thënë i Dërguari -salAllahu alejhi ve selem-: Ju i veproni disa vepra të cilat në syrin tuaj duken më të vogla se qimja kurse në ato i llogaritnim në kohën e Pejgamberit -alejhi selam- nga mëkatet e mëdha. (Transmeton Buhariu)
Nga Ebu Ahves transmetohet i cili ka thënë: E ka lexuar ibn Mesudi:E sikur All-llahu t’i kapte njerëzit sipas veprave (të këqija) të tyre, nuk do të linte mbi faqen e dheut asnjë gjallesë, por Ai i afatizon deri në momentin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, s’ka dyshim se All-llahu i ka parasysh robërit e vet. (Fatir, 45) Ka thënë i Derguari -salAllahu alejhi ve selem-: Gati sa nuk u shkatërruan gjallesat në vrimat e tyre për shkak të mëkateve të bijve të Ademit -alejhi selam-. (Sahih Et-Tergib)
Vetëm nga Allahu është suksesi. Me këtë përmbyllet ky libër, falënderimi i qoftë vetëm Allahut, kjo është përpjekja jonë sipas mundësisë, e lusim Allahun e Madh që t`ju bën dobi muslimanëve me këtë libër dhe të jetë përgatitje që na bën dobi në botën tjetër. O Allah prano.
Dhe lutja jonë e fundit është: Falënderimi i qoftë vetëm Allahut, Zotit të botëve kurse salavatet dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi vulën e Pejgamberëve, Muhammedin -salAllahu alejhi ve selem- mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij./mjekimislam/

Related posts

Description: A dëshiron të shpëtosh nga zjarri i Xhehenemit?! Rating: 4.5 Reviewer: AlbianSadikuu ItemReviewed: A dëshiron të shpëtosh nga zjarri i Xhehenemit?!
Al
Mbah Qopet Updated at: 12:45 AM

0 komente:

Post a Comment