Dy shofer të zyrtarëve të lartë të Vatikanit janë arrestuar në Francë pasi u kapën duke vozitur një makinë diplomatike që mbante kokainë dhe kanabis.
Katër kilogramë kokainë dhe 200 gram kanabis u zbuluan nga zyrtarët e doganave në Savoie, një qytet në Alpet franceze.
Policia gjyqësore në Lyon ka hapur një hetim ndaj dy italianëve të moshës 30 dhe 41 vjec, ndërsa ata u arrestuan.
Një hetim paraprak tregoi se makina i përket 91-vjeçarit argjentinas, Kardinalit Jorge Maria Mejia.
Ndërkohë Vatikani ka mohuar se ndonjë prej personelit të tij janë të përfshirë në rastin, njoftoi Agjencia I.Media, një agjenci lajmesh e cila është e specializuar për raportimin në Vatikan.
Selia e Shenjtë e të krishterëve është e mbuluar nga skandalet për abuzim me paratë dhe pedofili, ndërsa për akuzën e fundit janë arrëstuar dhjetëra pjestarë të klerit.
0 komente:
Post a Comment