Nga Abdullah ibni Abbasi - radijallahu anhu - përcillet se i Dërguari i Allahut - sal-lallahu alejhi ve sel-lem - ka ndaluar të merret frymë a të fryhet në enë.
Hadithin e transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ha
dithi është hasen-sahih.
Domethënia e hadithit
Pejgamberi - sal-lallahu alejhi ve sel-lem - ia mësoi muslimanëve rregullat e mirësjelljes, prej tyre edhe mënyrën e mirë gjatë pirjes. Kështu që, ai ndaloi të fryhet në enë dhe të merret frymë në të, për shkak se nga pirësi mund të dalë diç, e cila ndikon që ai i cili pi pas tij ta urrejë pijen dhe enën dhe për shkak se fryrja dhe frymëmarrja në pije mund ta dëmtojnë shëndetin.
Dobitë e hadithit
2- Kush dëshiron të marrë frymë duke pirë le ta largojë enën nga goja.
3- Shmangia nga çdo gjë që e dëmton shëndetin.
Përktheu: Jusuf Kastrati
Marrë nga libri “Hadithi”, Instituti i Mësimit të Gjuhës Arabe, Universiteti “Imam” - Riad
0 komente:
Post a Comment