Përgjigje:
Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Shëtitjet dhe ekskurzionet të cilat organizohen për shkollat e mesme, janë një fatkeqësi e madhe për rininë e këtij populli. Këto shëtitje, janë një prej shkaqeve nëpërmjet të cilave i riu apo e reja, i jep fund nderit dhe moralit të saj. Sa prej njerëzve, në këto eksurzione e kanë provuar për herë të parë alkoolin? Sa prej të rinjëve, në këto shëtitje për herë të parë e kanë provuar prostitucionin? E mos të flasim për muzikë, duhan dhe gjëra tjera të ndaluara.
Kështuqë, themi se nuk lejohet muslimani apo muslimanja të merr pjesë në këto shëtitje, dhe ta hidhërojë Allahun (azzevexhel), për një dëshirë në të cilën e nxitë Iblisi dhe paria e tij prej djajve dhe njerëzve.
Allahu e di më së miri.
Omer Bajrami
0 komente:
Post a Comment