
Buhariu në Kapitullin Mbi xhihadin, mbi vënien e përkrenares, 6/71; Muslimi, 1790 në Librin
Në të vërtetë hiri i prodhuar prej kashtës së hasrës ka efekte të fuqishme, aglutinike për t’u grumbulluar së bashku me qelizat e gjakut dhe në ndaljen e gjakderdhjes. Këto pluhura pranohen shu- më mirë, sepse janë shumë përthithëse, dhe shumë pak e ngacmoj- në plagën. Në anën tjetër, vënia e absorbuesve të fortë dhe absor- buesve të paqëndrueshëm në plagë mund të trazojë gjakun dhe të rritë sasinë e rrjedhjes së tij. Përdorimi i pluhurit të thatë të papi- rusit si pudër, ose përzierja e tij me uthull, mund të ndalë gjakun në hundë (epistaksis) ose gjakderdhjen nga hunda (arab. ru’af). Në librin e tij të njohur Kanun fi dbbi (Ligji i mjekësisë), Ibn Sina ka përmendur gjithashtu përdorimin e tij si antiseptik (agens antiseptik) për sterilizimin e plagëve të freskëta dhe për ngjizjen (koagulimin) e gjakut.
Bima prej së cilës përfitohet papirusi rritet shumë në viset përreth Nilit në Egjipt dhe ka qenë përdorur në Egjiptin e Vjetër si material për të shkruar. Bima e papirusit është e ftohtë dhe e thatë dhe është e dobishme për shërimin e plagëve në rastet e gangrenës (plagë gangrenoze) në gojë si agens për mpiksjen e gjakut (si koagulans) dhe për parapengimin e përhapjes së të thatëve (ulcerave) malinj.
0 komente:
Post a Comment