Jul 6, 2013

Hakerët turq në ndihmë të Morsit, sulmojnë gjithë faqet kundërshtare të Egjiptit

Se Turqia dhe populli turk është në mbështetje të fortë për popullin e Egjiptit, nuk po dëshmojnë vetëm deklaratat e kryeministrit Rexhep Tajjip Erdogan dhe bashkëpunëtorëve të tij. 
Turmat e protestuesve para ambasadës së Egjiptit në Ankara, akoma janë aty duke bërë lutje për presidentin Morsi dhe qytetarët e Egjiptit. 

Por, edhe hakerët po solidarizohen me protestuesit pro Morsi.
Kështu që, nje grup i Hackerave në Turqi i identifikuar si "Ayyildiz Tim" kanë goditur të gjitha web faqet e Egjiptit qe jane kunder Muhamed Morsit.

"Ayyildiz Tim" tani është duke sulmuar web faqen e Ushtrisë dhe janë duke tentuar që aty ta vendosin fotografinë e presidentit Morsi, njoftojnë nga kry grup hakerësh.

"Ayyildiz Tim" njoftojnë se ky sulm në internet do të vazhdojë deri kur Muhamed Morsi do te kthehet ne vendin e vet.

0 komente:

Post a Comment